Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020
Aktualitet

Pandemia më fatale te burrat, vdekjet e meshkujve në vend u rritën me 69% në korrik-dhjetor 2020

Last updated: April 15, 2021 06:03
4 Min Read
SHARE

Pasojat e pandemisë kanë qenë më fatale te burrat, vdekshmëria e të cilëve në vend ka shënuar një rritje shumë të lartë, në periudhën korrik-dhjetor 2020, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eurostat ka përditësuar të dhënat javore për vdekjet në Shqipëri për të gjithë vitin 2020, duke i detajuar dhe në ndarjen sipas gjinisë (një e dhënë e tillë nuk është publikuar ende nga INSTAT). Në total sipas Eurostat, në 2020-n në vend u shënuan rreth 27.7 mijë fatalitete, ose 5,800 më shumë se 2019-a, me një rritje prej 26.6%, shifra të ngjashme ato të publikuara nga instituti statistikor shqiptar.

Rritja e vdekshmërisë në vend ka filluar në javën e 25, që përkon me fillimin e gjysmës së dytë të muajit qershor, për të kulmuar në javën e 46 deri në atë të 49 (9 nëntor deri në javën e parë të dhjetorit).

Lexo edhe:

SPAK goditet rrjeti i kokainës me 7 anëtarë, në pranga dhe partneri i vajzës së ish-deputetes, Majlinda Bregut
SPAK arreston ish-pronarin e “Cinco Cavalli”, Ermir Ndreaj BIZNESMEN i disa bizneseve LUKSOZE në Shqipëri!
Detajet tronditëse/ Çlirim Dogani në lidhje intime me vajzën e Anesti Ramës! 55-vjeçari i martuar, 26-vjeçarja e fejuar 3 herë!
Këmbimi valutor 26 korrik/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera

Dy javët më vdekjeprurëse të pandemisë ishin java e 47 (16-22 nëntor), ku u shënuan 956 humbje jete, 2.4 herë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë dhe ajo e 49 (30 nëntor deri në 6 dhjetor), ku u regjistruan 988 fatalitete, me rritje 133%. (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve total).

Pandemia goditi më shumë meshkujt, rritje e frikshme me 69% nga korriku në dhjetor

Në të gjithë botën, pandemia ka rezultuar më vdekshmëri më të lartë te meshkujt. Studimet shkencore kanë treguar se të dy faktorët biologjikë (përgjigjet më të forta imune) dhe faktorët e rrezikut të sjelljes (p.sh. pirja e duhanit dhe zakone të tjera të jetesës) i vënë burrat në një risk më të madh për komplikime shëndetësore dhe vdekje, si pasojë e COVID-19. Burrat e kanë dy herë më të lartë rrezikun e vdekjes nga COVID-19, duke u ndikuar nga sërë hipotezash, nga stilet e jetesës dhe faktit që gratë zakonisht kanë sistem më të fortë imunitar, falë hormoneve femërore, si dhe strukturës së kromozomeve.

E njëjta tendencë është konstatuar dhe në Shqipëri. Sipas të dhënave të Eurostat, të përpunuara nga Monitor, vdekjet e meshkujve u rritën me 32.5% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm, ose rreth 3,800 më shumë. Ndërsa jetët e humbura të femrave u rritën me 19.7% për të njëjtën periudhë (rreth 2 mijë më shumë).

Në korrik-dhjetor 2020, kur filloi dhe kulmoi vala e pandemisë, vdekjet e meshkujve u rritën me 69% (nga 5,546 në korrik dhjetor 2019 në 9,360 në korrik dhjetor 2020). Në dy muajt e fundit të 2020-s, kishte dhe javë kur humbjet e jetëve të meshkujve ishin tre herë më të larta se në të njëjtën periudhë në vite normale. Psh në javën e 49 u regjistruan 611 vdekje te burrat, tre herë më e lartë se e njëjta periudhë e një vit më parë dhe dy herë më shumë se e grave po në javën e 49 të 2020-s (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, meshkuj).

Për të njëjtën periudhë 5 mujore, fatalitetet te femrat u rritën me 42% (nga 4,733 në 6,719). Edhe te gratë, kurba është e njëjtë si tek meshkujt, me rritjen që ka filluar nga mesi i qershorit për të kulmuar në fund nëntori e fillim dhjetori, por rritja e vdekshmërisë është rreth 40% më e ulët sesa e meshkujve. (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve, femra).

Mesatarisht, në një vit normal, 53% e vdekjeve janë meshkuj, ndërsa për gjithë vitin 2020, kjo peshë është rritur në 57%. Gjatë javëve të pandemisë, rreth 60% e fataliteteve ishin burra (shiko grafikun: Vdekjet sipas javëve 2020, sipas gjinisë)./Monitor

Kodi i Ri Penal/ 3 vite burg kush hap profile false me foton e tjetrit në rrjetet sociale
“O budall o…”/ Dalin PAMJET e sherrit me mjete të FORTA mes turistëve dhe biznesmenëve në Lumin e Shalës
Tritoli që TRONDITI Tiranën, kush është “Visi i Garave” shënjestra e shpërthimit!
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Debati Lapaj-Shabani për mandatin e “Nisma Shqipëria Bëhet”/ KQZ merr vendimin, ja kush do të futet në Parlament
TAGGED:Pandemia

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article SONDAZHI më i fundit/ PD rritje befasuese, LSI drejt humnerës, njihuni me shifrat
Next Article Vitaminat që funksionojnë njësoj si antibiotikët
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Stuhi ere dhe një vesë e lehtë shiu korriku në këtë qytet, por temperaturat mbeten të larta! Nesër priten reshje
Moti
July 26, 2025
7 mijë hapa në ditë mjaftojnë për të mbrojtur trurin dhe zemrën
Shëndeti
July 26, 2025
Ishin nisur për punë, aksidentohen dy ish-banorët e Big Brother VIP 3
Të famshëm
July 26, 2025
“Ah, biri im…”/ Parashqevi Simaku ndan foton e rrallë me djalin e saj
Uncategorized
July 26, 2025

Lexo edhe:

Aktualitet

U dhunua nga pronari i lokalit “Stockholm”, reagon BIZNESMENI Laert Kasaj

July 23, 2025
Ekonomi

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

July 23, 2025
Ekonomi

Kursi i këmbimit 22 korrik 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

July 22, 2025
Politikë

Pëllumb Pilinçi “i blinduar” shkon në Kosovë dhe sulmon Ramën: Ai pis, injorant dhe antishqiptar

July 21, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?