Big Brother Vip Albania është afër dhe tashmë duket se është kompletuar edhe skuadra që do të drejtojë klubin e fansave të konkurrentëve të këtij formati.
Dhe zyrtarisht janë tre ish-banorë të edicioneve të shkuara të cilët do të marrin rolet e moderatores dhe opinionistëve.
Vip Magazine ka konfirmuar zyrtarisht se programin e çdo fundjave do ta drejtojë Kiara Tito, një nga emrat më të përfolur të këtij formati në edicionin e dytë të tij.
I pandryshuar në karrigen e opinionistit do të jetë Ronaldo Sharka. Ndërsa krah tij këtë sezon do të bashkëngjitet Françeska, e cila konfirmoi rolin e saj gjatë një dalje javën e kaluar në emisionin “Goca dhe gra”.

