Këngëtarja Enca Haxhia ka udhëtuar këto ditë drejt Dubait me shoqërinë e saj, për të kaluar disa momente relaksi.
Prej disa ditësh, Enca Haxhia, ndodhe në Dubai me shoqërinë e saj. Pas ditëve të gjata që qëndroi në shtëpi për shkak të këmbës që bëri operacion, duket se këngëtarja kishte nevojë për pak relaks.
E sigurisht që qëndrimin atje po e shfrytëzon në maksimum për tu relaksuar. Në profilet e saj në rrjetet sociale, ajo ka postuar foto e video nga pushimet e saj luksoze.
Ndërkohë mbrëmjen e kaluar, Enca është mbledhur me shoqërinë e saj në një club nate, ku i është bërë pritja më e bukur dhe është trajtuar si princesha e jo-ditëlindjes.
“Po festojmë jo-ditëlindjen time. E dashuroj këtë vend”, ka shkruar këngëtarja krahas pamjeve të shumta në “Instastory”.