Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Nga Arbana Osmani, Kiara Tito e Luana Vjollca, ndryshime në formatet kryesore! Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani, ja vajzat VIP që rikthehen në televizion
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Nga Arbana Osmani, Kiara Tito e Luana Vjollca, ndryshime në formatet kryesore! Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani, ja vajzat VIP që rikthehen në televizion
Të famshëm

Nga Arbana Osmani, Kiara Tito e Luana Vjollca, ndryshime në formatet kryesore! Kush janë moderatoret që largohen nga ekrani, ja vajzat VIP që rikthehen në televizion

Last updated: August 17, 2024 12:05
6 Min Read
SHARE

Me gushtin do të mbyllet edhe sezoni i pushimeve, ku shtatori do të sjellë një rikthim në ekranet televizive të disa formateve. Ndonëse thuajse të gjithë personazhet e njohura të ekranit janë me pushime, tashmë po mbyllen edhe detajet e fundit të formateve të reja televizive që pritet të nisin së shpejt.

arbana osmani luana vjollca kiara tito fjoralba ponari

Si gjithnjë, shumë interes ka edhe për ndryshimet që shpesh ndodhin në ekrane, që këtë sezon duhet të themi janë të shumtë. Disa prej emrave që më së shumti kemi hasur në televizione përgjatë sezonit të shkuar, duket se këtë herë do të mungojnë. Një prej mungesave të para është pikërisht Fjoralba Ponari.

Lexo edhe:

“Qëndroni të bashkuar për gjuhën shqipe”, këngëtarja shqiptare mesazh studentëve në Maqedoninë e Veriut
A i kanë dhënë fund lidhjes? Mateo dhe Brikena thyejne heshtjen!
“Më ndiqte kudo”/ Sara Hoxha tregon ngjarjen e frikshme me përndjekësin: E denoncova në polici
Prezantuesja e Eurovision-it vishet nga duart e stilistëve nga Kosova

Ky sezon e solli krejt ndryshe bionden simpatike, ku për herë të parë provoi që të moderonte e vetme një format të ri televiziv, si ishte “Ferma VIP”. Pas shumë vitesh, ajo u largua nga “Portokallia” për të ndryshuar edhe shtëpinë mediatike. Megjithatë, bëhet me dije se Fjoralba nuk do të jetë moderatorja e “Ferma VIP” sezonin e ardhshëm. Nuk dihet ende se çfarë e ka shtyrë prezantuesen drejt këtij vendimi, por ajo që dihet deri më tani është fakti se Fjoralba aktualisht është jashtë ekranit të madh. Mbetet për t’u parë nëse ndonjë televizion tjetër do të shfaqë interes për ta pasur si mikpritëse në të tjera formate.

Një tjetër emër që duket se shtatori do ta gjejë sërish jashtë ekranit është edhe Arbana Osmani. Të gjithë kemi qenë “sy e vesh” duke pritur rikthimin në ekran të Arbana Osmanit. E ftuar në “RTV Dukagjini” tha se nuk ka asgjë konkrete. “Nuk ka absolutisht asgjë konkrete. Në momentin e parë që do ketë një lajm konkret që dua ta ndaj me shikuesit, me kënaqësi do ta ndaj unë e para”.

Pyetjes nëse do e shohim në sezonin e ri televiziv, shtator-tetor, me ndonjë projekt të ri televiziv, ajo iu përgjigj me “Patjetër. Mund të jetë ‘Big Brother’, mund të mos jetë ‘Big Brother’. Kjo nuk ka shumë rëndësi. E rëndësishme është që unë do rikthehem në ekran, aty ku shikuesit më duan”. Kujtojmë se kjo periudhë për Arbanën ka qenë një fokusim te biznesi, familja dhe udhëtimet. Shumë kanë aluduar se prezantueses i është besuar formati “Big Brother VIP Kosova” sezonin e ardhshëm.

Shpeshherë, Arbanën e kemi parë duke udhëtuar drejt Prishtinës, ndërsa ajo ka treguar se ka të bëjë me zgjerimin e biznesit të saj edhe në trevat shqiptare dhe jo me karrierën e saj në televizion. E teksa prezantuesja e dy sezoneve të “BBV” kohë më parë është pyetur në lidhje me aludimet dhe zërat që po qarkullonin në median rozë se ajo do të prezantojë “BBVK” së bashku me këngëtarin shkodran Luiz Ejlli, Arbana zgjodhi të mos i mohojë këto lajme duke forcuar edhe më shumë dyshimet e ndjekësve. Por duket se nuk do të jetë kështu.

Edhe këtë sezon i ri, “Big Brother VIP” Kosova do të moderohet nga Jonida Vokshi dhe Alaudini. Nga ajo çfarë kemi mundur të mësojmë, Arbana pritet të rikthehet në ekranin e “Top Medias”, në janar, por jo në formatin e “Big Brother”.
Sakaq, Kiara Tito ka konfirmuar rikthimin e saj në ekran në sezonin e ri televiziv, në shtator. Ky ka ardhur si një lajm shumë i mirë për ndjekësit e saj, të cilët kanë qenë në pritje të këtij momenti. Në një intervistë virtuale me ndjekësit e saj në “Instagram”, një nga ndjekësit e saj e pyeti direkt nëse ajo do të rikthehet në ekran në shtator. Përgjigjja e Kiara Tito ishte e qartë dhe entuziaste: “Po”. Ky lajm ka ngjallur shumë interes dhe spekulime në rrjetet sociale se ku do e shohim Kiarën.

Rikthimi i Kiarës në ekran vjen pas shtatzënisë dhe ardhjes në jetë të vajzës. Për herë të fundit Kiarën e kemi parë në ekran me “Fan Club – DWTS” në fund të vitit që shkoi. Deri më tani nuk ka asnjë format për Kiarën, duke bërë që të mendojmë se në fakt rikthimi i saj do të shtyhet edhe pak në kohë. Vetë moderatorja në rrjetet sociale ka zgjedhur që të mos zbulojë më shumë. Ndoshta edhe për faktin se nuk ka asgjë të re nga karriera e saj.

Një periudhë e trazuar ka qenë edhe për Luanën. Pasi u nda nga partneri i saj, Krenar Çoçaj, Luana është edhe jashtë sezonit televiziv. Mesa duket këtë vit do të mungojë “Love Island”, duke bërë që moderatorja mos të rikthehet në TV “Klan”. Bëhet me dije se aktualisht moderatorja është në bisedime për të ndryshuar shtëpi mediatike, ku zërat në rrjet janë duke u shprehur se ka ende mundësi që Luana të rikthehet në “Top Media”. Megjithatë, një fakt i tillë është ende i pakonfirmuar.

Mark Frroku dhe Rudina Dembacaj flasin për familjen: Jemi në një moment delikat. Çfarë na mban bashkë
Associated Press vlerëson Alis mes 10 më të mirëve të Eurovisionit: Një performancë si në film
A do të ketë rikthim me Ledri Vulën? Sara Hoxha tregon si ia ka shpjeguar vajzës ndarjen
“Gjëja e parë që do bëj sapo të marr telefonin, do kontaktoj ish-in”, Vanesa zbulon 3 fermerët e preferuar
Klajdi Haruni martohet këtë verë, partnerja e tij zbulon a do të këndojë Flori në dasëm
TAGGED:Arbana osmanikiara tito

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Noizy u lirua nga burgu, si e priti Stresi lajmin nga arratia?
Next Article Suplementet që ndihmojnë trupin kundër ankthit, simptomat që shfaq

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Sot Dita Ndërkombëtare, hyrje falas në të gjitha muzetë e sitet kulturore
Vip Travel
May 18, 2026
Këmbimi valutor/ Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Ekonomi
May 18, 2026
Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa do të jenë temperaturat
Moti
May 18, 2026
Horoskopi 18 maj 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
May 18, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

“Kënga u shit dy herë”, Rozana Radi zbulon për herë të parë të vërtetën e debatit me Rezarta Shkurtën

May 16, 2026
Tv Shows

“Ndoshta kam gabuar në disa momente”, Vanesa flet pas daljes: S’isha e përgatitur për ngjarjet që ndodhën

May 16, 2026
Të famshëm

BBC vlerëson Alis në Eurovision: Këngë me mesazh, performancë e paharrueshme

May 15, 2026
Të famshëm

Kejvina Kthella bie pre e mashtrimit, si i zhvati shoqja e ngushtë mijëra euro!

May 14, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?