Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Naim Murseli i ankohet babait të tij nga burgu: Ja çfarë më kanë bërë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Naim Murseli i ankohet babait të tij nga burgu: Ja çfarë më kanë bërë
Aktualitet

Naim Murseli i ankohet babait të tij nga burgu: Ja çfarë më kanë bërë

Last updated: December 10, 2023 10:21
5 Min Read
SHARE
Banner

Vrasja mizore e Liridona Ademajt, krim ky që tronditi vendin para disa javësh po vazhdon të hetohet, ndërkohë që pistat po zgjerohen dhe akoma nuk është konfirmuar motivi i rastit tragjik. Tre persona ndodhen në paraburgim, teksa i dyshuari i fundit u arrestua sot nga Policia. Naim Murseli – burri i të ndjerës ndodhet në Burgun e Sigurisë së Lartë, ku para disa ditësh e ka vizituar babai i tij, raporton Gazeta Sinjali.

Sinjali ka siguruar ekskluzivisht versionin e Murselit, i cili u përballë për herë të parë me babin e tij, i cili pas arrestimit, përmendi hakmarrje.
Në një prononcim për Gazetën Sinjali, Shaban Murseli ka deklaruar se gjatë vizitës qe i ka bërë Murselit, ky i fundit e ka akuzuar Policinë e Kosovës për keqtrajtim.

 

Lexo edhe:

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze
Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”

Në mes të tjerash ai tha se Murseli i ka rrëfyer një version krejt tjetër për dallim nga ajo qe ka dalë në media, duke pretenduar se ka edhe “dëshmi të forta”.

“ Po, po, e kam vizitu. Ai më ka thënë që më kanë rrah, por jo në burg, sipas tij Policia e ka rrah. E tash une nuk e di, kontaktova me Gjakovë më thanë që me dorë s’e kanë prekë, vec nëse e kanë rrah këtu në Prishtinë. Unë e kam lajmëru edhe avokatin, patjetër që do të drejtohem edhe në IPK. Të shohim ku është rrah edhe pse, se ai s’ka rezistu kurrë.

Ai e din më së miri qysh ka me dëshmu. Ai tha që kom fakte, kom video, dëshmi të forta ka që nuk ka porositë vrasës, as nuk ka ditë që… Dtth është krejt një pistë tjetër.“ – tha Shaban Murseli për Sinjalin.

Naim Murseli siç duket e ka ndërruar versionin e tij, ku ashtu siç dyshohet se e kreu krimin me gjakftohtësi, në takimin me babanë është munduar të thotë krejt diçka tjetër – gjoja se nuk është i përfshirë siç pretendohet.

Por gjithë rrëfimin e tij, Shaban Murseli tha se nuk e beson, deri të dalë e vërteta dhe të konfirmohen dyshimet e ngritura.

“Qysh më tha Naimi nuk jonë të vërteta këto akuzat që janë bërë, ato portalet çka kanë thanë e, asnjo s’jonë të vërteta. Ai e tregon më së miri vet.

Unë i besoj të vërtetës, as s’i besoj atij, as portalet, as s’i besoj….vetëm të vërtetës i besoj.

15 minuta para vrasjes tha që u ndalë në market, ka ble vezë, qumësht e bukë për mëngjes.” – tha ai.

Pas takimit me Naimin që po dyshohet se e porositi vrasjen e gruas së tij, Shaban Murseli komentoi edhe deklaratën e tij për hakmarrje.

Para disa ditësh ai tha se “me pasë ditë unë që e ka bo djali jem, unë isha hakmarrë vetë unë me djalë tem atë ditë – ai s’ish sot gjallë” – gjë për të cilën tha se do ta bënte nëse “100% vërtetohet që e ka bërë”.

Në vazhdën e zhvillimit të hetimeve, Policia e Kosovës ka arrestuar edhe të dyshuarin e katërt, Tomë Dodaj, i cili dyshohet se ka furnizuar me armën e krimit dy të dyshuarit tjerë, Naim Murselin dhe Granit Plavën.

Naim Murseli ngarkohet me veprën penale ‘Vrasje e rëndë në bashkëkryerje’.

Granit Plava ngarkohet me veprat penale ‘Vrasje e rëndë’ dhe ‘Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armës’.

Kushtrim Kokalla ngarkohet me veprën penale ‘Marrëveshje për të kryer veprën penale ‘Vrasje e rëndë’’.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Përfituesit dhe kush përjashtohet nga legalizimi për pronat para viteve ’91: Kadastra hap aplikimin online
7 ushqime që prishen shpejt edhe në frigorifer! Gabimet që bëjmë dhe mënyrat për t’i mbajtur të freskëta më gjatë
Zbulohen akuzat që rëndojnë ndaj Joz Markut pas arrestimit, sa vite burg rrezikon?
TAGGED:Naim Murseli

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Temperatura të ftohta në gjithë Shqipërinë, moti për sot
Next Article Monedhat e huaja nuk dalin nga “gremina”, ja me sa shiten e blihen sot euro dhe dollari

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Vip Travel
September 10, 2026
Ja 5 shenjat e horoskopit që nuk japin mundësi të dyta pas tradhtisë…
Horoskopi
September 10, 2026
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
Të famshëm
September 10, 2026
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
Të famshëm
September 10, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Dhunoi Edi Kuçin, Policia merr vendimin drastik ndaj Joz Markut

September 5, 2026
Aktualitet

Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Ekonomi

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

September 4, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot

September 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?