Mbrëmjen e kaluar, Vëllai i Madh ka surprizuar mbrëmë çiftin Heidi Baci-Romeo Veshaj, duke i dërguar në një suitë ku mund të kalonin çaste të bukura dhe romantike me njëri-tjetrin larg banorëve të tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri.

Qëndrimi në këto ambiente romantike është shoqëruar me debate të mëdha mes çiftit, pasi Romeo është parë disa herë të dilte nga suita dhe të shkonte në oborr të debatonte me banorët e tjerë.

Ky veprim i Romeos mërziti së tepërmi Heidin por jo vetëm. Kanë qenë gjithashtu banorët ata që kanë kritikuar Romeon, i cili preferoi të ishe pjesë e debateve sesa të qëndronte me të dashurën e tij.

Ndërkohë që gjatë gjithë ditës së sotme situata ka qenë tepër e tensionuar mes dyshes, ajo që i ka vënë vulën debateve të tyre, ishte një dron i dërguar për Heidin, në të cilin shkruhej:

“Stop maskilizmit, Romeo fallco, Heidi hap sytë”

Droni ka shkaktuar një zhurmë të madhe mes banorëve të shtëpisë dhe sigurisht mes Heidit dhe Romeos, ku ky i fundit nuk e ka pritur aspak mirë këtë mesazh.