Aktorja Olta Gixhari është bërë nënë për herë të parë. Ajo ka sjellë sot në jetë një djalë. Pa asnjë koment, sepse sot për të nuk kanë rëndësi fjalët sa ndjenjat, ajo ka ndarë një foto me një tufë trëndafila të bardhë, ku në anë shënon datën e sotme, më të rëndësishmen në jetën e saj.

Prej kohësh ajo është zhvendosur në Spanjë, përkrah partnerit të saj, dëshira e të cilët u plotësua sot: të jetë baba i një djali.



