Aktori Olsi Bylyku, i ka dhënë fund aludimeve për lidhjen e tij me gazetaren e njohur, Denada Lura, pas ndarjes nga Egli Tako.
Edhe pse aktori është treguar mjaft i rezervuar për romancën e tij të re e të shumëpërfolur, një urim për miqtë e tyre Sara dhe Bardhi ka zbuluar se ai dhe Denada janë bashkë.
Ka qenë një postim në profilin e çiftit që ka zbuluar gjithçka. Ata kanë publikuar një foto të luleve dhe kartolinës që Olsi dhe Denasa i kanë dërguar pas ardhjes në jetë të vajzës së tyre.