Kim Kardashian dhe Kanye West në muajt e fundit janë diskutuar shumë për raportet e tyre. Në rrjet qarkulluan lajme se dyshja është në prag të ndarjes dhe nuk kanë asnjë kontakt me njëri-tjetrin.
Thashethemet për një divorc midis çiftit të famshëm vazhdojnë, ndërsa reperi 43-vjeçar thuhet se ka larguar rrobat dhe 500 palët e atleteve nga shtëpia e tyre në Calabasas.
“Kim dhe Kanye vazhdojnë po bëjnë jetë të ndara dhe nuk kanë asnjë kontakt.”, tha një burim për ‘People’. Reperi u pa në javën e shkuar në Los Anxhelos në Aeroportin Van Nuys me avionin e tij privat.
Një burim i afërt shpjegon se Kim nuk i ka nisur ende procedurat sepse po merret me marrëveshjen e divorcit. Sidoqoftë, burimi shtoi se ndarja është “plotësisht zyrtare në mendjen e saj”.