Friday, June 2, 2023

|

Manastirliu: Një foshnje 2-muajshe me Covid, e shtruar tek Infektivi me simptoma

po lexohet

Një foshnje 2 muajshe është infektuar me Covid-19 dhe është i shtruar në spitalin infektiv pasi ka shfaqur simptoma.

Lajmin e ka konfirmuar ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu mbrëmjen e sotme në emisionin “Opinion”.

Ministrja është shprehur se është rasti i parë që një fëmijë është shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor. E shtruar po ashtu është edhe nëna.

“Kemi një rast të një fëmije 2 muajsh që është shtruar në spitalin pediatrik në shërbimin e infektivit bashkë me të ëmën e vet.

I ka dhënë pasojë Covidi, është rasti i parë që ne kemi një fëmijë të shtruar në spitalin infektiv që kërkon trajtim mjekësor së bashku me nënën e tij.”, tha ministrja.

të fundit

Keni plane për fundjavën? Meterologia Lajda Porja zbulon surprizat e motit, ja çfarë pritet të ndodhë me temperaturat

Fundjava pritet që të sjellë kushte të qëndrueshme atmosferike duke bërë që vija bregdetare të jetë në mbizotërimin e...

të ngjashëm