Egli Tako dhe Olsi Bylyku janë padyshim një ndër çiftet më të dashur të ekranit. Aktori i humorit dhe partnerja e kanë zyrtarizuar lidhjen e tyre prej disa kohësh dhe tashmë janë bërë të pandashëm.
Sot është një ditë e veçantë në familjen e Olsit, pasi e ëma feston ditëlindjen. Në këtë ditë të shënuar për të, Olsi shkroi disa fjalë të ëmbla krahas një fotoje që publikoi: “Gëzuar ditëlindjen e shtrenjta ime nënë, të do maçoku shumë.”
Por nuk ka munguar as urimi i nuses së saj. Krahas fotos ku pozon me vjehrrën, Egli ka shkruar: “Gëzuar ditëlindjen lule, e festofsh 100 të tjera të bekuara! Me fat që të kemi!”, ka shkruar ajo. Kujtojmë që Olsi krahas Klanifornias prej disa kohësh është angazhuar dhe në projektin e tij “Roped With Olsi”.