Një krizë në horizont apo një gabim njerëzor? Elhaida Dani nuk e ndjek partnerin e saj, Ledian Agalliaj në instagram.
Mund të duket thjesht një buton, por në kohën e internetit një ndjekje apo fshirje nga lista e ndjekësve tregon shumë për raportet njerëzore.
Vip Magazine konstatoi se së fundmi këngëtarja e ka larguar balerinin nga lista e personave që ndjek. Nga ana tjetër ky i fundit vazhdon ta ndjekë atë, por ndërkohë në profil ka vendosur një foto të tij shumë vite më parë.
Ata janë bashkë prej tre vitesh dhe lidhja e tyre ka qenë shumë e komentuar në rrjet. Një histori dashurie që nisi në skenën e DWTS, por ajo që bëri që çifti të kryqëzohej për disa kohë nga ndjekësit, ishte lidhja që balerini kishte pasur më herët, e cila u përfol se përfundoi pasi ai u lidh me Elhaidën.
Vetë Elhaida i ka sqaruar muajt e fundit këto zëra, duke thënë se nuk ishte përgjegjësia e saj të jepte një sqarim për këtë çështje por e Ledianit.


