Kristjan Asllani pas triumfit kuqezi: Manajn e kam shok, por më mërziti në fushë!

Mbrëmjen e djeshme, Shqipëria merr një fitore të artë përballë Ukrainës me rezultatin 1-2, duke e nisur me këmbën e mbarë rrugëtimin në Ligën e Kombeve.

Kuqezinjtë zhvilluan një ndeshje në kufij të perfeksionit, duke dominuar nga minuta e parë deri tek e fundit.

kësaj sfide, për mediat ka folur edhe mesfushori Kristjan Asllani. Ai u shpreh se fitorja është e rëndësishme për rrugëtimin e skuadrës në Ligën e Kombeve, ndërsa tregoi edhe për hatërmbetjen me Manaj teksa ky i fundit mori përsipër goditjen e një faulli duke i marrë topin Asllanit.

“Fitore e madhe dhe shumë e rëndësishme. Ishte shumë e vështirë kjo fitore ndaj Ukrainës. Mendoj se e kanë mbajtur më shumë ata topin dhe ne jemi mbrojtur. Por, kishim shumë pa një fitore dhe shikojmë përpara sepse kemi një ndeshje të vështirë.

Kjo fitore na ndihmon shumë sepse ishte ndeshja e parë. Kur e fillon mirë je një hap para. Provuam të luanim futbollin tonë, por mendoj se mund të kishim luajtur më mirë. Por morëm 3 pikët dhe kjo ka rëndësi. Kishim që ndeshjen me Çekinë që nuk fitonim dhe jemi të lumtur, vazhdojmë.

Faulla që nuk ju la Manaj ta godisnit? Jam shumë shok me Rey, por u mërzita në fushë. Goditjet e dënimit i godas që i vogël, por dhe Rey ka gjuajtje të mirë. U mërzita pak në fushë, por absolutisht jam shumë shok me Rey, s’ka problem, tjetrën do e gjuaj unë”, tha Asllani.

Te fundit

112,000FansLike
189,000FollowersFollow
18,000FollowersFollow
66,000SubscribersSubscribe
spot_imgspot_img

Related articles

spot_imgspot_img