Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës
Aktualitet

“Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës

Last updated: September 16, 2026 23:32
3 Min Read
SHARE

Gazetari Julian Hoxhaj ka ngritur një denoncim të fortë publik ndaj kompanisë së telefonisë celulare One Albania, duke pretenduar se numri i tij është kaluar në status joaktiv pa përfunduar ende afati i pagesës së faturës.

Në pamjet e publikuara prej tij, një mesazh i One Albania njofton se fatura është prodhuar më 1 shtator 2026 dhe se afati i fundit për pagesën është data 18 shtator. Megjithatë, në një tjetër njoftim, gazetarit i komunikohet se karta e tij ka kaluar nga aktive në joaktive dhe se duhet të paraqitet në një dyqan të kompanisë ose të kontaktojë shërbimin ndaj klientit.

Hoxhaj e cilëson këtë veprim të papranueshëm, duke theksuar se ndërprerja e numrit pa paralajmërim dhe përpara përfundimit të afatit të pagesës mund t’u shkaktojë klientëve dëme serioze, veçanërisht personave që varen nga telefoni për shkak të profesionit të tyre.

“Kompania me hajdutë që ekziston! One Albania janë sot përbindëshat e telefonisë celulare në Shqipëri. Të mbyllin numrin pa paralajmërim, ndonëse afatet e pagesës nuk janë tejkaluar”, shkruan gazetari.

Lexo edhe:

Kush dëmton paguan / Qeveria padit 12 protestues për kërpudhën: 60 milion lekë fatura
Kursi i këmbimit valutor për sot, me sa shiten dollari, euro, paundi dhe franga zvicerane
Studentët sot protestë para Ministrisë së Arsimit, u bashkohet edhe PD dhe pedagogët
Erjon Vishkulli reagon pas operacionit në Itali, poston foton nga spitali

Sipas tij, çaktivizimi i numrit gjatë orarit të punës e rëndon edhe më shumë situatën, pasi klienti mund të mos ketë mundësi të largohet menjëherë nga puna për t’u paraqitur në një pikë shërbimi.

“Kjo kompani nuk do t’ia dijë se çfarë kostoje u shkakton klientëve. Në rastin tim dhe të shumë personave si unë, pasojat janë të tmerrshme për shkak të profesionit që bëjmë. Kalimi i numrit në pasiv gjatë orarit të punës, kur nuk ke mundësi as të lëvizësh për ta paguar, e bën këtë veprim edhe më skandaloz”, vijon Hoxhaj.

Gazetari ngre gjithashtu pikëpyetje për mënyrën se si kompania i trajton abonentët dhe kërkon reagimin e institucioneve përgjegjëse.

“Le të shpresojmë që Autoriteti i Konkurrencës ta shohë me përparësi këtë skandal”, përfundon ai.

Pamjet e publikuara duket se tregojnë një mospërputhje mes afatit të deklaruar për pagesën dhe njoftimit për çaktivizimin e kartës. Mbetet për t’u sqaruar nga One Albania arsyeja konkrete e kalimit të numrit në status joaktiv dhe nëse masa lidhet me faturën e paraqitur në denoncim apo me ndonjë detyrim tjetër.

Deri në momentin e publikimit të këtij shkrimi, One Albania nuk ka dhënë një reagim publik lidhur me pretendimet e gazetarit. Vip Magazine mbetet e hapur për të publikuar qëndrimin e kompanisë.

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Nga auditorët në protestë, a mund të marrë Enkeleda Olldashi një rol përtej universitetit?
Krim i paralajmëruar në Kosovë, kunati i merr jetën gruas pasi denoncoi dhunën në familje
VIDEO/ Shehaj viziton protestuesin që policia e rrahu me shkop gome: Është artist, e lanë të shtrirë në rrugë si të ishte kriminel
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
TAGGED:julian hoxhaONE Albania

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa shkojnë temperaturat!
Next Article Horoskopi 17 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Selin dhe Gimbo drejt altarit? Balerina zbulon datën që kanë vendosur për dasmën e tyre
Tv Shows
November 1, 2026
Monika Lubonja bën reagimin e papritur në rrjetet sociale, ka një përgjigje për komentet negative
Profili i Vipave
November 1, 2026
Mot i paqëndrueshëm/ Reshje shiu dhe shtrëngata të shkurtra, moti për ditën e sotme
Moti
November 1, 2026
Horoskopi 1 nëntor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
November 1, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Protestat do të vijojnë, studentët njoftojnë grumbullimin sot në orën 14:00 para Ministrisë së Arsimit

October 25, 2026
Aktualitet

Shqipëria kalon në orën dimërore, ja çfarë ndodh me akrepat

October 25, 2026
Aktualitet

Mot i paqëndrueshëm gjatë ditës, shi në të gjithë territorin

October 25, 2026
Aktualitet

Lajmi se rruga e Kombit bëhet 8 euro, reagon menjëherë qeveria! Zbulohet e vërteta

October 24, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?