Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “Janë shkelur të drejtat e njeriut”, Kryemadhi reagon pasi SPAK-u tregoi “bëmat” e saj dhe Metës
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “Janë shkelur të drejtat e njeriut”, Kryemadhi reagon pasi SPAK-u tregoi “bëmat” e saj dhe Metës
Aktualitet

“Janë shkelur të drejtat e njeriut”, Kryemadhi reagon pasi SPAK-u tregoi “bëmat” e saj dhe Metës

Last updated: October 21, 2024 19:41
4 Min Read
SHARE
Demo

Deputetja Monika Kryemadhi ka reaguar pas publikimit të një njoftimi për shtyp nga SPAK, që sqaron akuzat dhe rastet e korrupsionit, fshehjes së pasurisë dhe të pastrimit të parave, që pretendon se janë kryer nga ajo dhe ish-bashkëshorti Ilir Meta.

Duke i quajtur si të pavërteta dhe të provuara prej saj me dokumente dhe shkresa, Kryemadhi thotë se deklarata e SPAK duket “si e shkruar në zyrën e propagandës së Edi Ramës”.

Demo

Ajo prokurorët e SPAK i quan “xhelatë të Edi Ramës”, teksa thotë se nuk duhet të publikoheshin rastet e hetuara nga SPAK, pasi sipas saj, janë ende nën hetim dhe përbëjnë sekret.

Lexo edhe:

Euro pa asnjë lëvizje, çfarë ndodh me dollarin dhe monedhat e tjera?
Pas Marin Memës, Greqia shpall “non grata” edhe gazetarin Artan Hoxha
Monika Kryemadhi: Fëmijët ishin kundër, kur mora ftesën për aktore
Kursi i këmbimit 23 nëntor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

SPAK zbuloi përciptas disa raste si blerja e një shtëpie dykatëshe nga Meta dhe Kryemadhi në zonën e ish-bllokut për mbi 600 mijë euro, ku gjysmat u paguan “cash”. Gjithashtu në disa raste në ndërhyrjet mjekësore në klinikat private, sipas SPAK, ata nuk kishin deklaruar të ardhurat, shpenzimet, apo kishin paguar sërish “cash”.

Deklarata e Kryemadhit:

Sapo u njoha me deklaratën e SPAK për mediat dhe konstatoj me keqardhje mungesën e profesionalizmit dhe shkeljet e detyrimit ligjor që keni në funksion të ruajtjes së sekretit hetimor.

Këtë detyrim iu a imponon neni 279 i Kodit të Procedurës Penale. Këtë nen ka përdorur SPAK-u edhe për t’i mbyllur gojën gazetarëve kur kanë pasur material për të folur mbi korrupsionin apo krimet e qeverisë së Edi Ramës.

Në këtë deklaratë, ndër të tjera bëhet me dije nga prokuroria e posaçme se kjo çështje është ende nën hetim, ndërkohë që prokuroria vetë ofron për publikun si ushqim të dhëna të pavërteta për mua dhe familjen time, për të cilat, unë gjatë hetimit kam arritur të vërtetoj të kundërtën nëpërmjet provave shkresore dhe aktit të ekspertimit kontabël të çertifikuar, që kam depozituar pranë SPAK prej kohësh.

Çuditërisht, në 167 faqe vendim, me të cilin është disponuar caktimi i masës së sigurimit personal, nuk pasqyrohet në asnjë rresht, asnjë e dhënë lidhur me provat që unë kam depozituar në mbështetje të pretendimeve të mia, të cilat rrëzojnë aludimet e SPAK.

Ju sot ligjërisht më keni komunikuar faktin se ndaj meje në cilësinë e personit nën hetim të dyshuar për kryerjen e disa veprave penale është caktuar një masë sigure, ndërkohë që edhe pse kam ende cilësinë e personit nën hetim, ju, xhelatët e bindur të Edi Ramës politikisht shpreheni se unë dhe familja ime akuzohemi, ndërkohë që këtë gjë në fazë të hetimit, nuk mund ta bëni as ligjërisht, as publikisht.

Deklarata e sotme e SPAK duket e shkruar në zyrën e Propagandës të Edi Ramës.

Pasi, për familjen time SPAK shkel çdo të drejtë të njeriut të mbrojtur nga Konventat Europiane dhe Kushtetuta, për një proces të rregullt ligjor, kurse për mafiozët në karriget e qeverisë dhe bashkëpunëtorët e tyre përulen dhe nuk shohin krimet e përditshme në kurriz të shqiptarëve.

Intimidimi i SPAK në bashkëpunim me Edi Ramën, ndaj gjyqësorit shqiptar, duke manipuluar opinionin publik përmes nxjerrjes së sekretit hetimor dhe duke paraqitur si fakte disa akuza të rreme dhe të pabaza, do të marrë përgjigjen e merituar në çdo shkallë të gjyqësorit brenda dhe jashtë vendit.

SPAK mund të bëjë akuzën, por kurrësesi gjyqin! Kjo i takon vetëm gjykatës dhe përballja e gënjeshtrave me motivacion politik, me të vërtetat do të jetë kudo dhe ndaj kujtdo, me të njejtën monedhë.

‘Hijet’ e një SKANDALI/ Qeveria i jep leje për central 80 milion euro ‘punëtorit’ të BIZNESMENIT Salillari!
Ministria e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural: Situata e krijuar nga reshjet e ditëve të fundit paraqitet në përmirësim
Rama: Nuk do të emëroj një tjetër në vend të Ballukut!
Gratë sipërmarrëse, kyçe në transformimin Europian të Shqipërisë
GJKKO pezullon nga detyra zv.kryeministren Belinda Balluku!
TAGGED:ilir metamonika kryemadhi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Meta në paraburgim, zbulohet personi i parë që e vizitoi
Next Article Rina Zaiti publikon foton e parë me Ledri Vulën në Instagram?

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Top Channel e konfirmon, Ledion Liço moderator në sezonin e ri të Big Brother
Tv Shows
November 27, 2025
BBC: Gjyshet që shpëtuan kuzhinën shqiptare, mësuan brezat e rinj me recetat e hershme
Vip Travel
November 27, 2025
Grida Duma me dedikim prekës për Shpat Kasapin: Vdekja prek atëherë kur nuk e pret!
Tv Shows
November 27, 2025
Shpat Kasapi, historia e panjohur e një momenti që i ndryshoi karrierën
Të famshëm
November 27, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Debate deri në 3 të mëngjesit, votohet buxheti, falja e taksave të bizneseve dhe rivlerësimi i banesave

November 20, 2025
Aktualitet

“Do të të djeg, na more nusen”, mesazhet kërcënuese para vrasjes së Sulo Halilit!

November 18, 2025
Aktualitet

Opozita protestë sot në orën 18:00/ Blindohen dyert e kryeministrisë, policia: Akset rrugore që do të bllokohen

November 17, 2025
Politikë

“Nuk më ndal njeri që të bëj atë që kam ndarë mendjen”/ Rama: Fiksimi im është…

November 16, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?