Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: IQOS po helmon të rinjtë me reklamë të ndaluar – dhe shteti po bën sehir
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > IQOS po helmon të rinjtë me reklamë të ndaluar – dhe shteti po bën sehir
Aktualitet

IQOS po helmon të rinjtë me reklamë të ndaluar – dhe shteti po bën sehir

Last updated: June 21, 2025 12:03
5 Min Read
SHARE
Banner

 

IQOS është gjithnjë e më i pranishëm në tregun shqiptar. Pajisja e duhanit të ngrohur, që shitet si një alternativë “më e pastër” se cigaret, po promovohet çdo ditë në rrjete sociale, qendra tregtare dhe evente publike. E gjitha kjo, në shkelje të hapur të ligjit shqiptar, që ndalon rreptësisht reklamimin e çdo produkti që përmban duhan.

Neni 13 i ligjit shqiptar: reklama ndalohet, pa asnjë përjashtim

Ligji nr. 9636, datë 6.11.2006 “Për mbrojtjen e shëndetit nga produktet e duhanit”, i ndryshuar me ligjin nr. 92/2024, datë 26.7.2024, përcakton qartë ndalimin e plotë të reklamës dhe promovimit të produkteve të duhanit, përfshirë edhe pajisjet elektronike si IQOS.

Lexo edhe:

Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet
Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj
Një burrë blinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë
‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit

Neni 13 – “Ndalimi i reklamës, promovimit dhe sponsorizimit të produkteve të duhanit”:

“1. Për duhanin, produktet e duhanit dhe pajisjet për përdorimin e tyre, sipas përkufizimeve të këtij ligji, ndalohet:

a) reklamimi dhe promovimi në medien e shkruar, transmetimet televizive e radiofonike dhe shërbimet e shoqërisë së informacionit;

b) çdo lloj forme tjetër reklamimi, përfshirë promocionin indirekt përmes ngjyrave që përfaqësojnë logot/stemat e kompanive ose promocionin nëpërmjet ekspozimit të produkteve që imitojnë paketimin e jashtëm;

c) për qëllime reklamimi apo promovimi, botimi i fotografive, vizatimeve etj., në të cilat shfaqen persona apo imazhe që krijojnë përshtypje të gabuar te publiku;

ç) çdo aktivitet publik me karakter artistik, muzikor, sportiv, etj., ku reklamohet drejtpërdrejt, në mënyrë të tërthortë apo të fshehtë, me financim publik apo privat.”**

“2. Nuk përbëjnë reklamim librat teknikë, revistat dhe botimet profesionale për duhanin.”

Realiteti në Shqipëri: shkelje e përditshme, zero ndërhyrje

Pavarësisht këtij ndalimi të prerë, IQOS promovohet lirshëm përmes:

  • Influencuesve në Instagram e TikTok;
  • Stendave me logo dhe dizajn të markës në qendra tregtare;
  • Fotografive të publikuara nga persona publikë me produktin në dorë;
  • Sponsorimeve në evente muzikore apo artistike me audiencë të re.

Institucionet përgjegjëse – Ministria e Shëndetësisë, ISHP, Inspektorati Shtetëror Shëndetësor dhe Autoriteti Kombëtar i Ushqimit – nuk kanë ndërmarrë asnjë veprim për zbatimin e nenit 13. Ligji shkelet publikisht. Institucionet heshtin.

Reagimi i deputetit Erion Braçe: “Ndërhyni! Po i jepni helm të rinisë”

Deputeti i PS, Erion Braçe, ka reaguar publikisht dhe ashpër për reklamimin e lirë të produkteve të duhanit të ngrohur IQOS dhe produkteve të tjera si SNUS. Në një mesazh të drejtpërdrejtë drejtuar autoriteteve, Braçe ka theksuar:

“Reklamimi i IQOS dhe SNUS është i ndaluar me ligj dhe duhet ndërprerë menjëherë! Këto produkte janë helm për shëndetin dhe po i jepni rinisë sonë një armik të maskuar. Autoritetet duhet të ndërhyjnë urgjentisht dhe të zbatojnë ligjin, jo të heshtin!”

Ky reagim vjen në një kohë kur reklama dhe promovimi i këtyre produkteve vijojnë pa kontroll, ndërkohë që institucionet përgjegjëse qëndrojnë të heshtura.

OBSH: “IQOS është i rrezikshëm dhe nuk është alternativë e sigurt”

Sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), produktet e ngrohura të duhanit nuk janë të sigurta dhe nuk duhet të paraqiten si produkte për ndihmë në ndalimin e duhanit.

Në një deklaratë zyrtare, OBSH thekson:

“Produktet e ngrohura të duhanit çlirojnë nikotinë dhe kimikate të tjera të dëmshme, shumë prej të cilave janë kancerogjene. Nuk ka asnjë provë të mjaftueshme që këto produkte janë më pak të dëmshme se cigaret tradicionale.”

Studimet ndërkombëtare kanë evidentuar:

  • Rrezik të rritur për sëmundje të zemrës dhe mushkërive;
  • Nivele të ngjashme varësie si cigaret klasike;
  • Efekte të dëmshme për përdoruesit pasivë;
  • Shpërndarje agresive te të rinjtë, nëpërmjet reklamës indirekte.

Shqipëria po bëhet terren i lirë për industrinë e duhanit

Ndërsa vende si Franca, Belgjika dhe Irlanda kanë ndaluar reklamimin dhe promovimin e IQOS-it, në Shqipëri këto produkte shiten dhe reklamohen si aksesorë lifestyle, pa asnjë etiketë paralajmëruese, pa kufizim moshe dhe pa transparencë për përbërësit.

Ky realitet është pasojë direkte e mungesës së zbatimit të ligjit, që në vend të mbrojë qytetarin, i hap rrugën industrisë që përfiton mbi shëndetin publik.

Ligji është, por nuk ka kush ta zbatojë

Kur një produkt që përmban duhan promovohet hapur, në shkelje të një ligji të qartë siç është neni 13, dhe institucionet nuk reagojnë, kemi të bëjmë jo vetëm me një dështim zbatimi, por me bashkëfajësi përmes heshtjes.

Ligji flet. Shëndeti rrezikohet. Institucionet heshtin.
Dhe ndërkohë, një brez i tërë rritet me idenë se nikotina është moderne, sepse askush nuk po i thotë të kundërtën.

 

Vip-Magazine.al

 

PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
TAGGED:erion braceiqosreklame

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Burri gjen ish-gruan dhe vajzën 15 vjeçe në shoqërinë e dy personave, plas sherri në mes të rrugës
Next Article Shtatzënë për herë të parë? Armina Mevlani reagon pas komenteve në rrjet

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa shkojnë temperaturat!
Moti
September 16, 2026
Horoskopi 16 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 16, 2026
Pas arestimit të bujshëm, Joz Marku kërkon ndjesë dhe rikthehet me një mesazh
Të famshëm
September 15, 2026
Selin Bollati zbulon se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e fituara nga BBVA!
Të famshëm
September 15, 2026

Lexo edhe:

Sociale

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri

September 12, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Aktualitet

Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës investon 2 milionë euro në 46 mjete të reja për operimet në pistë

September 11, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?