Romeo Veshaj është shprehur entuziast për fitoren e Partisë Socialiste. Aktori i humorit ka publikuar një fotografi në Instagram, ku shihet me binjakun e tij dhe kandidatin socialist Damian Gjiknuri, kandidat në Vlorë. “Fytyra të lumtura”, ka shkruar Romeo krahas fotos.
Kujtojmë që Romeo ka nisur një romancë me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia. Kjo e fundit reagoi gjithashtu pak orë më parë duke uruar kryeministrin Rama për fitoren. Krahas fotos ku shfaqet me Ramën, ajo shkruante se nuk duhet të festojnë vetëm të majtët, por të gjithë shqiptarët.