Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: “I kam borxh të voglit, por…”, Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > “I kam borxh të voglit, por…”, Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë
Aktualitet

“I kam borxh të voglit, por…”, Rama: Ja pse kërkoj mandatin e tretë

Last updated: February 16, 2021 20:56
4 Min Read
SHARE

Kryeministri Edi Rama ka dhënë arsyet se përse PS duhet të fitojë mandatin e tretë në zgjedhjet e 25 prillit, duke theksuar se i ka borxh të madh familjes së tij e sidomos djalit të vogël Zahos, sepse nuk ka qëndruar aq kohë sa duhet me të.

Rama shprehet se betejat për vendin nuk mund të lihen në mes, sepse sipas tij asnjë tjetër përveç Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies për të drejtuar vendin.

Demo

Kryeministri përmend se duhet të përfundohet rimëkëmbja, të kryhet vaksinimi i të gjithë qytetarëve, të futen të gjithë nëpër shtëpitë e tyre, të përmbyllet reformimi i shëndetësisë, të pastrohet imazhi i bluzave të bardha nga abuzuesit, të forcohet progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi apo zhvillimi i infrastrukturës portuale e aeroportuale.

Lexo edhe:

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro
Makina e ndarë në gjysmë, ky është shqiptari që humbi jetën teksa i arratisej policisë
Zgjedhje në Bashkinë Tiranë, Ilir Alimehmeti zbulon nëse do të garojë si kandidat i PD
Belinda Balluku konfirmohet si numri dy i Edi Ramës

Rama nuk lë pa premtuar se gjatë mandatit të tretë, PS do ta çojë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Postimi  i plotë:

Mandatin e Tretë s’do ta kërkoja, po do të kthehesha më në fund në shtëpi për të shlyer borxhet e mëdha që i kam familjes, e sidomos më të voglit nga ne të pestë, nëse nuk do të kishte ende plot gjyshër, prindër e fëmijë që duhen futur të gjithë, deri në fund, në shtëpi e në lagje të reja; nëse nuk do të duhej fituar lufta me Covidin dhe kryer vaksinimi i plotë i njerëzve të këtij vendi, duke kapërcyer një mal me vështirësi; nëse nuk do të duhej përmbyllur reformimi i shëndetësisë, ku pasi është rimëkëmbur gjerësisht infrastruktura e spitaleve e riorganizuar sistemi shëndetësor, duhet përfunduar kjo rimëkëmbje dhe duhet pastruar organizmi i trupës së bluzave të bardha nga abuzuesit e nga batakçinjtë, që njollosin keq punën e mijëra heronjve; nëse nuk do të duhej forcuar progresiviteti i taksimit në favor të atyre që fitojnë më pak, rritur më tej paga minimale dhe pagat në tërësi, tanimë që bazat e ekonomisë janë forcuar, zhvilluar më në fund infrastruktura portuale e aeroportuale, e cila nuk është më një ëndërr po një betejë e nisur konkretisht. Janë këto e plot beteja të tjera që nuk mund të lihen në mes, sepse asnjë tjetër sot për sot, përveç meje e Partisë Socialiste nuk ka as çerekun e fuqisë së ambicies, vullnetit, dijes dhe eksperiencës që ne kemi fituar në drejtimin e vendit! Dhe mos e harrojë askush, që të nesërmen e tërmetit edhe më optimistët thoshin se Rindërtimi kushedi kur do të bëhet… Po ja, siç po dalim përditë më të fortë nga tragjedia e tërmeti, duke hapur dyer të reja për gjyshër, prindër e fëmijë që kthehen të lumtur në shtëpi më të mira se ato që humbën, ashtu do të dalim edhe nga kjo pandemi e mallkuar, duke e kryer vaksinimin shumë më shpejt se sa duket sot dhe po ashtu betejat që do t’i fitojmë me patjetër gjatë Mandatit të Tretë, do ta çojnë në një nivel tjetër Shqipërinë.

Kush do të jetë kryetari i Kuvendit? Rama zbulon emrin
Edi Rama shpall zgjedhje të parakoshme në Tiranë, kush e zëvendëson Erion Veliajn
DORËHEQJA si kryebashkiak i Vlorës/ Reagon ERMAL DREDHA ka një MESAZH edhe për Ramën!
Nuk pret orën 11:00 për prezantimin e qeverisë, Rama bën reagimin e papritur
TRAGJIKE në Durrës/ Ra në kontakt me një kabllo elektrik të zhveshur, ndërron jetë një burrë pranë stadiumit!
TAGGED:Edi rama

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Enca dhe Bebe Rexha bashkë? Këngëtaret tregojnë çfarë “po kurdisin”
Next Article Çfarë nuk u pa nga Përputhen! Pasi i refuzoi lulet, Antonela çohet dhe puth Mevlanin
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vjeshta nuk filloi aq mirë për ta, shenjat e pafata të zodiakut të shtatorit
Horoskopi
September 13, 2025
Blero përfundon në spital: Çfarë po ndodh me shëndetin e tij?
Të famshëm
September 13, 2025
Festojnë 10 vite martesë/ Ja si u surprizua Vesa Luma nga bashkëshorti Big Basta
Të famshëm
September 13, 2025
Joz Marku sjell këngën e re, por komenti i ish-banores tërheq vëmendjen
Profili i Vipave
September 13, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Dha dorëheqjen si kryebashkiaku i Vlorës, zbardhet mesazhi i Ermal Dredhës

September 11, 2025
Aktualitet

Jep dorëheqjen kryebashkiaku i rëndësishëm i Ramës(EMRI)

September 10, 2025
Aktualitet

Çfarë planesh ka SHBA për Altin Dumanin? Pozicioni i lartë që mund të marrë

September 10, 2025
Politikë

Lista që po qarkullon në rrjet, zbulohen emrat e kabinetit të ri “Rama 4”

September 9, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?