Pas arrestimit të Gjestit, shumë artistë kanë reaguar në profilet e tyre sociale. Shumë prej tyre kanë shprehur mbështetjen për këngëtarin e njohur, duke kërkuar edhe lirimin dhe faljen e tij.
Një prej tyre është edhe kolegu i tij, Yll Limani, me të cilin ndan edhe një label muzikor.
Në një postim të gjatë në rrjetet sociale, Limani u shpreh se Gjestit i janë bërë shumë padrejtësi gjatë muajve të fundit.
Postimi i plotë i Yll Limanit:
“Gjestit ju kanë bërë shumë padrejtësi në këto muajt e fundit. Arti nuk matet me pengesa, presion apo padrejtësi.
Arti është diçka që nuk mundesh me e ndal. Kur një artist përballet me padrejtësi, nuk është veç betetja e tij: është diçka që na prek krejt neve që besojmë në lirinë e krijimit.
Gjestin e njohim për talentin, për shpirtin dhe për përkushtimin ndaj artit.
Gjëra që asnjë artist nuk duhet me i kalu vetëm pse krijon dhe shpreh veten përmes artit.
Këto janë gjëra që askush nuk mundet me ia marrë.
Arti i vërtetë gjithmonë gjen rrugë”.
Ky reagim vjen si një mbështetje e fortë publike, duke nxjerrë në pah solidaritetin brenda komunitetit artistik ndaj artistëve që përballen me situata të vështira.

