Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Historia dramatike në Tiranë: Vetëvrasja me shumë mistere pas takimit më një burrë të panjohur në rrjetet sociale
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Historia dramatike në Tiranë: Vetëvrasja me shumë mistere pas takimit më një burrë të panjohur në rrjetet sociale
Aktualitet

Historia dramatike në Tiranë: Vetëvrasja me shumë mistere pas takimit më një burrë të panjohur në rrjetet sociale

Last updated: October 31, 2020 16:40
8 Min Read
SHARE

Policia dyshon se 33 vjeçarja Marsida Hysa mund t’i ketë dhënë fund jetës, për shkak të një njohjeje në rrjetet sociale e që më pas çdo gjë shkoi keq. Ky dyshim qe deklaron zyrtarisht policia përforcohet nga dëshmia e të motrës, e cila është vendosur nën hetim sepse ajo pasi Marsida kishte qëlluar veten me armë, e fshehu pistoletën duke u përpjekur që ta deklaronte si një vdekje nga arresti kardiak.

Por veprimet e njëpasnjëshme të agjentëve të hetimit të krimeve tregojnë se e reja, që ndiqte një kurs parukerie, u kthye pas takimit e zhgënjyer në shtëpi .

Ajo nuk ja hapi askujt telefonin, madje as të motrës me inicialet Xh.L, e cila ishte e vetmja që e dinte sekretin e viktimës. Kur e ëma shkoi në dhomën e vajzës së vetvrarë e gjeti atë të shtrirë në krevat dhe pajetë. Menjëherë e moshuara njoftoi vajzën tjetër e cila kishte kishte dijeni për takimin e asaj ditë që do të kryente Marsida, e cila i kishte telefonuar dhe i kishte thënë ” mos i thuaj askujt, po shkoj ta takoj”

Lexo edhe:

Berisha del nga SPAK-u: Ja mesazhi që i lashë Altin Dumanit
Ambasadori i BE në Shqipëri: Jam martuar me një burrë, mënyra si jam unë nuk është kërcënim për ju
Këmbimi valutor 19 maj/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Thirrje për Bashkimin dhe Riorganizimin Strategjik të Spektrit të Djathtë Shqiptar!

E vendosur nën hetim nga policia për veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës XH.L flet hapur me agjentët e policisë të cilët kanë mbajtur shënim çdo fjali të saj. Pyetja e parë ishte se “përse ajo e fshehu pistoletën me të cilën u vra e motra si dhe gëzhojën e gjetur në dysheme”. Ka dyshime të forta se thyerja shpirtërore e M. ka ndodhur nga zhgënjimi i shkaktuar pas takimitme një mashkull, të cilin ajo e kishte njohur dhe prej muajsh kishte komunikuar virtualisht në rrjetet sociale.

Shpesh janë raportuar histori dramatike të abuzimeve përmes rrjeteve sociale që kanë sjellë ose mashtrime nga meshkuj të martuar , gjobëvënie, përndjekje shantazh apo edhe përdhunime. Rasti i Marsidës, nëse vërtetohet se ka ndodhur për këtë shkak është shembulli më ekstrem që duhet të kthehet në një këmbanë alarmi për të rritur sigurinë e individëve në rrjet….

…XH.L pohon se e motra kishte mardhënie shumë të mira me familjen. Kishte një jetë të rregullt, të programuar mes familjes dhe ndjekjes së kurseve private për estetikë. 33 vjecarja e theu rutinën në datën 24 tetor, pasi ndihej e tërhequr nga një person me të cilin komunikonte në rrjet. “Motra në orët e para të mëngjesit të datës 24 u nis për në Gjirokastër, për të takuar një shok të sajin me të cilin prej tre muajsh fliste nëpërmjet rrjeteve sociale.

Ky person i kishte dhënë me sa kam dijeni se qëndronte në Amerikë. Duke qenë se ky person kishte ardhur nga Amerika, M. shkoi për ta takuar sepse kështu e kishin lënë përmes rrjeteve sociale. Unë nuk e di numrin e telefonit të këtij djali që do takonte motra , por di që ishte prezantuar si T.B. Në orët e drekës të kësaj date bisedova me M. dhe më tregoi se kishte takuar T. dhe se ishte ulur në një lokal dhe po pinte kafe me të. Më tregoi se për momentin T. ishte larguar për ca punë të tijat dhe nuk më shprehu asnjë shqetësim. Në mbrëmje Marsida më mori në telefon dhe më tha-Unë nuk do kthehem sonte në Tiranë, mamit i thuaj se do shkoj tek vajza e hallës, sepse mami nuk kishte dijeni që Marsida kishte shkuar në Gjirokastër. Marsida ka fjetur në hotel në Gjirokastër siç më tha vetë ajo. Më vonë Marsida më tha që nuk veproi mirë që udhëtoi drejt Gjirokastrës për të takuar atë djalin dhe nuk e zgjatëm më tej bisedën.”

Sipas të motrës të nesërmen ( pikërisht ditën kur 33 vjeçarja u kthye në shtëpi dhe u vetvra) të dyja motrat kanë biseduar sërisht në telefon .

” Më mori në telefon rreth orës 10 të mëngjesit, më tha që po udhëtonte për në Tiranë. Në orën 15.18 i shkrova- ku je a ke mbërritur?, por ajo nuk më ktheu përgjigjje. Në orën 17 së bashku me time bijë shkoj në supermarket për të bërë pazar ,më merr mami në telefon. Ajo bërtiste dhe qante dhe thoshte- çfarë i ke bërë vetes moj mam. Duke qenë se mami nuk më tregoi asgjë se çfarë kishte ndodhur u nisa për në shtëpi.”

Kur Xh.L ka mbërritur në banesën e prindërve , sipas policisë ajo ka konstatuar njerëz të shqetësuar aty . Ka hyrë në dhomën e të motrës. “Në dhomën ku Marsida fle konstatova se ajo ishte shtrirë, e mbuluar me mbulesë. E preka në pjesën e fytyrës, i mata pulsin në qafë por nuk kishte puls. Dola në oborr dhe pashë xhaxhain dhe nusen e xhaxhait – ju thashë seMarsida ka ndërruar jetë. Kur u ktheva pashë pistoletën, që e futa në një qese plastmasi dhe e nxora tek plehrat. Kur erdhi ambulanca unë nuk i tregova askujt që kisha gjetur një pistoletë, u futa prapë në dhomën ku kishte gjetur vdekjen motra dhe konstatova pranë komos një gëzhojë, të cilën e marr, dal jashtë dhe e çoj ku kisha fshehur pistoletën”

Më pas e motra e viktimës vuri në dijeni bashkëshortin për armën që më pas e fshehën sërisht në pjesën e pasme të banesës.

Policia deklaroi se kur e reja u transportua për autopsi u konstatua se ajo kishte qëlluar veten me armë zjarri në anën e majtë , dhe pësoi vdekjen e menjëhershme. Të gjithë anëtarët e familjes së saj janë marrë në pyetje , ku dhe dëshmojnë se ajo nuk dukej e shqetësuar , përveçse kohët e fundit kishte rënë në peshë dhe ishte dobësuar ndjeshëm.

Policia pohon se i është marrë deklarimi të gjithë anëtarëve të familjes dhe atyre që kanë shkuar në banesë në momentin e konstatimit të vdekjes. U janë sekuestruar telefonat shtetasve D. G., XH.l si dhe telefoni i viktimës, që janë dërguar për kqyrje në institutin shkencor të policisë. Ndonëse nuk jepet asnjë e dhënë për identitetin e personit që e reja takoi një ditë përpara se të vetvritej , zyrtarisht policia pranon vetëm se ka rregjistruar çështjen për shkaktim të vetvrasjes, mbajtja pa leje të armëve të zjarrit dhe veprime që pengojnë zbulimin e të vërtetës.(SI)

E fundit! Është rrthuar hoteli luksoz në Tiranë nga SPAK! Karamuco trondit: Kush është i madhi që do arrestohet

I kërkojnë të angazhohet në politikë, Luiz Ejlli flet njëherë e mirë dhe tregon se çfarë e ‘pengon’ të marrë pjesë

UBT i Kosovës thirrje maturantëve nga Shqipëria: Diplomat tona njihen ndërkombëtarisht

Humbja turpëruese në Fier, bëhet i gjallë Gazment Bardhi: Jam me zemër të thyer…

Këmbimi valutor për ditën e sotme, 13 Maj 2025

TAGGED:burreMarsida Hysaviktime

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Foto/ 10 fshatrat turistikë më të bukur në Shqipëri, duhen vizituar patjetër!
Next Article Në Premier League, fitojnë City dhe Chelsea
Leave a Comment Leave a Comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Elton Ilirjani ‘ndez’ rrjetin, shfaqet në krahët e burrit të tij
Të famshëm
May 19, 2025
Shtatzënë për herë të parë? Xheneta rrëfen të vërtetën, flet troç dhe për operacionet plastike
Të famshëm
May 19, 2025
Ulin kolesterolin dhe ju mbrojnë nga diabeti, ja përfitimet e jashtëzakonshme që merrni nga konsumi i qershive
Shëndeti
May 19, 2025
Java nis me reshje shiu dhe shtrëngata! Parashikimi i motit për ditën e hënë, ja sa do të shkojnë temperaturat
Moti
May 19, 2025

Lexo edhe:

Politikë

Rama për “Corriere della Sera”: E prisja fitoren e thellë, më votuan për vizionin

May 13, 2025
Politikë

Zgjedhjet parlamentare në Shkodër/ PD kryeson e ndjekur nga PS, ja kush është forcë e tretë (Shifrat)

May 12, 2025
Politikë

Numërohen 1445 qendra votimi/ PS kryeson, 53 për qind në rang kombëtar. Ja si ndahen mandatet

May 12, 2025
Politikë

Mbyllet orari zyrtar i votimit, vijon ‘beteja’ për votën e fundit

May 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?