“Top Story” nisi ndryshe dje, me moderatoren Grida Duma, e cila preku me dedikimin e saj, duke i shprehur ngushëllimet familjes Kasapi dhe të gjithë të afërmve të tjerë të artistit për humbjen e tyre.
“Nuk është aspak e udhës të bëjmë një analizë të mëtejshme si ndodhi, sa keq apo sa shpejtë ndodhi. Të gjithë u prekën nga dedikimi i bashkëshortes, nga gjendja e familjes, edhe më shumë do të duhej që babai të ishte afër djalit që duhet të ndjekë një rritje më të shpejtë.
Të gjithë kemi të njëjtin reflektim se sa e shenjtë është jeta. Vdekja prek atëherë kur nuk e pret. Urojmë që sa më shumë, kujtimi i Shpatit dhe energjia e tij të jetë nën ndihmë të familjarëve duke e lehtësuar sado pak me solidaritetin tonë nga Top Story”, u shpreh Grida Duma.


