Këngëtarja e njohur dhe opinionistja aktuale e Big Brother VIP Kosova 4, Leonora Jakupi, ka përjetuar një situatë të pakëndshme dhe shokuese disa javë më parë.
Sipas burimeve të sigurta të Prive By Liberta Spahiu, shtëpia e Leonorës është plaçkitur nga grabitësit, duke i shkaktuar dëme materiale dhe një periudhë stresi të konsiderueshme.
Ngjarja ka ndodhur disa javë më parë, ndërsa tani rasti po hetohet intensivisht nga organet e rendit me qëllim gjetjen e autorëve.
Ky incident e vendos Leonorën në një listë të opinionistëve që janë bërë “pre e grabitjes” gjatë periudhës së pjesëmarrjes së tyre në program, pas rastit të ngjashëm që përjetoi Afërdita Paqarada në sezonin e parë të Big Brother VIP Kosova.

