Bearti e ka pranuar publikisht ndarjen nga Tea. Me anë të një statusi në InstaStory ai thotë se çdo gjë ka marrë fund ndërsa shton se nuk do më drama ose vëmendje.
Ai kërkon që kjo temë të mbyllet dhe të mos hapet më asnjëherë.
“Po gjithçka ka marrë fund. Nuk dua drama ose vëmendje, kështu që dua ta mbyll këtë kapitull edhe mos me e hap më asnjëherë”, shkruan Bearti.
Tea dhe Bearti i dhanë fund lidhjes gjatë një udhëtimi në Stamboll. Ata ndërprenë pushimet dhe pas kthimit në Kosovë hoqën fotot nga rrjetet sociale dhe fshinë njëri tjetrin nga Instagrami.
Ata u njohën në emisionin Përputhen. Tea doli nga programi çift me Andin por prej disa muajsh kishte mbajtur të fshehtë lidhjen me Beartin. /Vip-Magazine.al