Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Filloreta Raçi ose siç njihet ndryshe Fifi, ka pësuar një aksident automobilistik pasditen e djeshme.
Raportohet se aksidenti ka ndodhur në Tiranë, teksa mësohet se artistja gëzon shëndet të plotë ndonëse dëmet materiale janë të konsiderueshme.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur shpejt Policia e Shtetit ku të pranishëm kanë qenë dy shoferët e automjeteve të përfshira në këtë aksident.
Këngëtarja reagoi përmes një postimi në Instagram, ku sqaron se ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore, por ka patur vetëm dëme materiale të konsiderueshme.
“Nanusha… është e vërtetë puna e aksidentit. Mos u shqetësoni, kishte thjesht dëme materiale. Unë jam mirë“, ka shkruar këngëtarja në Instastory duke iu përgjigjur shqetësimeve të fansave.