Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Familja i kerkoi për ta gjetur/ Shkrimi tronditës i Aida Shtinos për Parashqevinë: Ta dinë gjithë shqiptaret se…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Familja i kerkoi për ta gjetur/ Shkrimi tronditës i Aida Shtinos për Parashqevinë: Ta dinë gjithë shqiptaret se…
Kulturë

Familja i kerkoi për ta gjetur/ Shkrimi tronditës i Aida Shtinos për Parashqevinë: Ta dinë gjithë shqiptaret se…

Last updated: December 28, 2024 22:07
6 Min Read
SHARE

Ditët e fundit, pamjet e publikuara të këngëtares së njohur shqiptare, Parashqevi Simaku, kanë tronditur zemrat e mijëra shqiptarëve.

Figura e saj, e cila dikur përfaqësonte një frymë shprese dhe gëzimi në ditët më të vështira të diktaturës, duket se sot është lënë në harresë. Çfarë ka ndodhur që një ikonë e tillë të përfundojë në një gjendje kaq të rëndë?

Ne nje nga deklaratat e familjareve ka qene se eshte dashur dhe kerkuar dhe ndihma e Aida Shtinos ne ate kohe per ti ndihmuar per ta gjetur, por Aides i kishin hequr emisionin

Lexo edhe:

Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes
Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”

Në një deklaratë të ndjerë, gazetarja Aida Shtino ngre pikëpyetje të forta mbi indiferencën e shoqërisë shqiptare ndaj figurave të saj më të shquara.

Përmes një reagimi emocional, ajo ndan kujtimet e saj për këngëtaren brilante dhe ngritjen e saj si simbol kombëtar, por gjithashtu reflekton mbi realitetin e dhimbshëm të braktisjes që i bëhet artistëve tanë.

Deklarata e Aida Shtinos:

“Këto ditë është ngritur rrjeti në këmbë për shkak të pamjeve që u publikuan të këngëtares tonë të famshme Parashqevi Simaku. Atë ditë që e pashë ndjeva një keqardhje në shpirt, ishte sikur po shikoja dikë të familjes time në atë gjendje…

Parashqevia me zërin e saj brilant, me prezencën e saj, ishte pjesë e çdo familje shqiptare, sidomos në ato ditë të vështira të diktaturës…ajo ishte për ne si një dritare e bukur shpirëtore shpresëdhënëse.

Këngët e saj i dija përmendësh dhe mbaj mend që i këndoja nëpër shtëpi , apo i kërcenim në mbrëmjet tona të vallzimit, të vetmet aktivitete argëtuese që ne kishim në atë kohë. Këngët e saj më lidhin edhe sot me adoleshencën dhe jam e bindur edhe disave prej jush ,që e keni jetuar kohën e Parashqevi Simakut. Akoma edhe sot këngët e saj i kam mbledhur në një usb dhe i dëgjoj në makinë. Ndërkohë kur pash ato pamje të saj mu trondit shpirti dhe me vete mendova, se sa shumë figura të artit shqiptar ne i kemi “katandisur” në atë ditë…

Me vete mendova që ne shqiptarët jemi krenarë vetëm të bërtasim nëpër stadiume dhe kaq, më tej as që duam t’ia dimë.
Mirë ne që jetojmë brenda vendit që e dimë, se nëse në këtë vend ke vlera , këtu të mbysin dhe të groposin dhe ta bëjnë shpirtin fërtele e kënaqen derisa të mos ekzistosh më dhe këtë ma besoni , sepse e kam përvojë nga vetja ime…

Por nejse këtë shkrim nuk po e bëj për veten time, (edhe pse e kam një lëmsh në zemër e do vijë dita që secili do mari dënimin që meriton, sepse unë besoj tek Drejtësia Hynore) por këtë shkrim po e bëj për Parashqevinë dhe këtu e kam fjalën për lobin shqiptar të Amerikës ,

që nuk lanë këngëtarë e këngëtare, pa ftuar në eventet e tyre famoze në emrin e Shqipërisë… po po e kam fjalën për lobim shqiptar të Amerikës, që nuk lanë laraskë e sorrë e dudukër pa promovuar atje e duke ju paguar çmime të majme për një koncert dhe ndërsa tani habiten për gjendjen e artistes shqiptare, Parashqevi Simaku…
Ku ishin organizatat kulturore shqiptare atje kur ajo ishte në rrugë…???

Ku ishin biznezmenët shqiptarë atje? Ku ishin artistët shqiptarë që jetojnë në Amerikë ???
Ku është shoqata shqiptare “Vatra”???
Fjala Lob të nderuar do të thotë mbledhje rreth njëri – tjetrit dhe të gjithë atyre që mbajnë emrin Shqiptar, do të thotë që të interesohesh për nevojat e komunitetit tënd, do të thotë ti qëndrosh pranë çdo figure të famshme që kombet e tjera i ruajnë si asete. Etj etj…

Po ju shqiptarët e Amerikës çfarë keni bërë atje???
A ka lob shqiptar në Amerikë ???
Funksionon apo jo???
Po artista shqiptarë a ka në Amerikë ???

Ja pra kjo është shoqëria jonë , atë katandisje që kemi në vend , atë katandisje e marim me vete edhe kur emigrojmë , madje edhe kur pasurohemi jashtë Shqipërisë ,
atje në Amerikën e largët.

Gjendja e Parashqevisë në atë video e publikuar nga njëri prej gazetarëve tanë më të famshëm ,është katandisja jonë si komb, që kënaqemi me fatkeqësinë e tjetrit , madje i bëjmë edhe video e çuditemi “është ajo apo nuk është ajo?!” thua se nuk e dinin që ishte ajo. Gjendja e Parashqevisë është katandisja jonë , është katandisja e atyre që ju ka hypur tamaja e botës materiale dhe mendojmë se do jetojmë përjetësisht…

Nuk kam fjalë tjetër vetëm një TURP për të gjithë ne !!!!
Ah harrova edhe diçka , Parashqevia është aq e mençur,
sa me gjendjen e saj na ka dhënë një mësim të mirë e sidomos me faktin që ka harruar gjuhën shqipe , por në fakt ajo shqipen se harron kurrë , por do të harrojë shqiptarët që e harruan dhe e braktisën !!!!
Më thoni pak a do thërrisni me zë të fortë tani nëpër stadiume “ O sa mirë me kenë Shqiptar! “ ?

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
TAGGED:aida shtinoParashqevi Simaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Ata që e lanë në rrugë po hakmerren sërish! Elton Ilirjani bën reagimin e fortë: Ta dini mirë që…(video)
Next Article Plasën çokollatat/ Redoni ia hap zemrën Eglit në krah të Gilit: Mezi pres të shoh sytë e tu! Banorja: Të dua shumë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Dua Lipa dhe Callum Turner dasëm tradicionale në fund te korrikut në Tiranë! Zbulohen detajet
Të famshëm
June 23, 2026
“S’të kam thënë të dua”/ Indri përballet për herë të parë me Vanesën, zbulojnë bisedat pas daljes nga Ferma VIP
Tv Shows
June 23, 2026
Gjesti përqafime të ngrohta me ish-banoren e Big Brother Vip!
Profili i Vipave
June 23, 2026
“Janë takuar” Soni Malaj flet për herë të parë pas daljes nga Ferma, zbulon raportin me Flor Mumajesin
Tv Shows
June 23, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Del fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut nuse

January 9, 2026
Tv Shows

“Për ne ka qenë bombë”, Merita Halili flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të..

January 2, 2026
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?