Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Enxhi Nasufi i zbulon të gjitha: Nga familja, karriera deri tek lekët e DWTS
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Enxhi Nasufi i zbulon të gjitha: Nga familja, karriera deri tek lekët e DWTS
Të famshëm

Enxhi Nasufi i zbulon të gjitha: Nga familja, karriera deri tek lekët e DWTS

Last updated: July 24, 2024 06:48
5 Min Read
SHARE
Banner

Moderatoja Enxhi Nasufi ka dhënë së fundmi një intervistë revistën Bordo, ku ka zbulur më shumë për veten, për jetën e saj profesioanle dhe personale. Ajo u shpreh se nuk është në lidhje romantike. E pyetur nëse do rikthehet me ndonjë ish, ajo u shpreh që jo.

Më tej, ajo dha dhe këshilla për të rinjtë, prindërit e të cilëve po kalojnë në proces divorci.

Pyetje-Përgjigje

Lexo edhe:

Ekskluzive/ Rudina Dembacaj opinioniste e “Big Brother VIP Kosova”
Lori Hoxha anulon festën e përvitshme të Top Channel për shkak të protestës
U largua nga Top Channel, Jul Deda së shpejti në një projekt me Arbana Osmanin
A do të jetë Vlashent Sata konkurrent në Big Brother Vip Albania?

Pyetje-Si i ke investuar paratë e çmimit të “Dancing With The Stars”?

Enxhi- Kam menduar që të jetë një biznes i vogël, pra diçka që të jetë totalisht e imja dhe në emrin tim. Sepse deri më tani përveç makinës, nuk kam asgjë në emrin tim, kështu që do të filloj të investoj te vetja ime.

Pyetje-“Ëndrra ime në sirtar është të bëhem superstar”, është një këngë që ke kënduar kur ke qenë e vogël. Enxhi që është sot i ngjan asaj që ëndërronte?

Enxhi-Mendoj që po, ka patur sigurisht lëkundjet edhe valët e veta i gjithë ai rrugëtimi im që nga mosha 12-vjeçare ku kam kënduar “Unë jam një superstar” apo “Do të bëhem një superstar”. “Dancing With The Stars” ma rizgjoi atë ëndrrën, edhe atë superstarin.

Pyetje-Këngën apo moderimin, cilin ke më pranë zemrës?

Enxhi-Kënga është dashuria ime e parë edhe duket sikur e kam lënë pakëz mënjanë dhe në sirtar, por nuk është e vërtetë pasi do të rikthehem sërish. Por dhe prezantimin e kam shumë, shumë përzemër.

Pyetje-Enxhi pas 10 viteve si do të doje të ishte?

Enxhi-Sigurisht do të doja të kisha beba, dhe 10 vite janë mjaftueshëm për të patur dhe dy. E shikoj veten sigurisht ende në televizion, edhe në botën e biznesit mendoj.

Pyetje-Po nga jeta sentimentale, çfarë të rejash kemi?

Enxhi-Unë kam shumë dashuri brenda vetes time, mund të kem edhe të reja, por me thënë të drejtën është një aspekt që unë nuk kam dashur asnjëherë që ta bëj publik.

Pyetje-Do të riktheheshe me ndonjë ish?

Enxhi-Jo nuk e bëj kurrë. Pra unë do dua shumë që të lodhem me dikë, realisht sakrifikoj pafund, përpiqem pafund për ta mbajtur diçka, por kur them jo, nuk kthehem kurrë.

Pyetje-A do të ruaje miqësi me një ish?

Enxhi-Miqësor ndoshta nuk do të thosha se nuk do ta kisha shok se çfarë do të flisja me të, por raport të mirë nëse do ta shihja e rastisja në rrugë, sigurisht që po. I kam të tilla raporte, përshëndetem edhe nuk ka asnjë problem, jetojmë në 2024.

Pyetje-Vjen nga një familje me prindër të divorcuar, çfarë do t’i thoshe dikujt që përjeton të njëjtën situatë?

Enxhi-Duke e përjetuar në kurrizin tim këtë gjë di që ka patur sfida shumë të mëdha dhe jo vetëm në atë moshën e fëmijërisë kur ka ndodhur divorci i prindërve. Por mendoj që problematika dhe sfida më e madhe është kur rritesh, i gjithë ky procesi i të punuarit me veten tënde, disa gjëra posttraumatike që ty të shfaqen në një moshë tjetër më të madhe, kërkojnë realisht shumë durim. Shumë dhembshuri, shumë mëshirë dhe shumë dashuri për veten por edhe për prindërit. Dhe meqenëse jemi në këtë pyetjen e prindërve të divorcuar mendoj që edhe për prindërit është element kryesor që të bëjnë kujdes me fëmijët, me inatet, me mllefet që donin t’ia nxirrnin ndoshta njëri-tjetrit por të vetmit të dëmtuar më këtë pjesë janë fëmijët. Lërini fëmijët jo vetëm të jenë fëmijë, ndoshta realiteti do t’i rrisë edhe para kohe, por mos i furnizoni kurrë me një karburant që është shumë i keq për ta edhe do t’i dëmtoni gjithë jetën siç është inati edhe vreri për njërin prind apo për tjetrin. Ka të mira pafund sesa të kesh sherre në shtëpi më mirë të ndarë edhe rriteni më të shëndetshëm.

Arbër Hajdari dhe Monika Kryemadhi, sërish opinionistë në “Big Brother VIP Albania”?
Publikohet kënga e re e Shpat Kasapit, Selvija zbulon historinë prekëse që fshihet pas saj
Fshihen videot intime të VIP-ve shqiptarë, pas ankesës në AMA
A e ke menduar rikthimin? Albërie Hadërgjonaj rrëfehet mbi raportin që ka me ish-bashkëshortin
Luiz Ejlli i kërkon falje Beatrix Ramosajt përmes tezes: Përqafoje nga unë dhe Kiara
TAGGED:Enxhi Nasufi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Faktori i fshehur që nuk ju lë të humbisni peshë, ja çfarë duhet të bëni për të mbrojtur shëndetin tuaj
Next Article Agron Llakaj bën dedikimin prekës për bashkëshorten e tij të ndjerë

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Mësoni parashikimin e motit për sot, ja sa do shkojnë temperaturat
Moti
October 17, 2026
Një shenjë tërheq vëmendjen kudo, një tjetër merr një vendim të rëndësishëm
Horoskopi
October 17, 2026
Fluturimet nga Izraeli drejt Tiranës ngrenë konspiracione në rrjet, reagon aeroporti i Rinasit
Ekonomi
October 16, 2026
“Afat sot, ora 13:00”/ Protestuesit ultimatum Ramës: Nëse s’jep dorëheqjen, presidenti të shpërndajë parlamentin
Politikë
October 15, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Paris Fashion Week merr ritëm me Elton Ilirjanin në pasarelë

October 8, 2026
Profili i Vipave

Selvija përlot me fjalët për djalin: Sa shumë do të krenohej Shpati

October 8, 2026
Tv Shows

Çekia konfirmon tërheqjen nga Eurovision 2027

October 8, 2026
Tv Shows

Don Xhoni i jep fund beqarisë? Reperi së shpejti drejt altarit

October 7, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?