Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Elton Ilirjani flet për gjendjen e Parashqevi Simakut, zbulon prapaskenat e frikshme
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > Elton Ilirjani flet për gjendjen e Parashqevi Simakut, zbulon prapaskenat e frikshme
Kulturë

Elton Ilirjani flet për gjendjen e Parashqevi Simakut, zbulon prapaskenat e frikshme

Last updated: December 22, 2024 23:30
6 Min Read
SHARE
Ndër të tjera ai ka theksuar se deri më tani nuk ka parë asnjë biznesmen të kontribuojë dhe ndihmojë Parashqevinë, ndonëse më herët kishin premtuar që do e bënin.

Reagimi i plotë i Eltonit:

“Dua të jap informacion lidhur me ndihmën që i është dhënë Parashqevi Simakut dhe me premtimet që janë bërë nga biznesmenë të ndryshëm të Shqipërisë, Kosovës, Maqedonisë, Malit të Zi dhe biznesmenë që jetojnë këtu, në SHBA, me origjinë nga Shqipëria. Për momentin, ne si grup dhe familjarë të Parashqevi Simakut, nuk kemi parë asnjë ndihmë konkrete nga këta biznesmenë, të cilët u deklaruan me të madhe që në orët e para se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun me ndihma.

Deri në këtë moment, pra deri sot, më 22 dhjetor 2024, unë Elvira, vëllai i Parashqevi Simakut, nipi dhe mbesa, nuk kemi marrë asnjë njoftim dhe as nuk jemi kontaktuar nga asnjë biznesmen, i madh, i vogël apo mesatar shqiptar, të cilët kanë shprehur dëshirën për ta ndihmuar në mënyrë konkrete Parashqevi Simakun. Pra, më vjen shumë keq të pranoj faktin e trishtueshëm që askush nuk është ofruar nga këta persona për ta ndihmuar. Nuk e di arsyen, ndoshta nuk besojnë te unë, ndoshta nuk besojnë te Elvira, te vëllai i Parashqevi Simakut, te nipi, te mbesa, pra te familjarët e afërt të Parashqevi Simakut”.

Deklaruan se do ta ndihmonin Parashqevi Simakun, Elton Ilirjani: Asnjë

Më tutje ai vazhdoi: “Deri në këto momente, shuma në GoFund ka arritur shifrën e 98 mijë dollarësh, ku vihet re që ata që kanë kontribuar, rreth 1400 e disa kontribues, kanë dhënë shuma modeste, por shumë të vlefshme që kanë dalë nga shpirtrat dhe dashuria që ata kanë për këtë këngëtare të madhe të historisë së muzikës shqiptare. Më vjen shumë keq, por, unë aty nuk shikoj asnjë biznesmen të fuqishëm shqiptar që të ketë kontribuar dhe, siç e thashë edhe më lart, nuk e kuptoj arsyen pse. Nuk e kuptoj pse nuk duan të bëhen pjesë e rehabilitimit dhe rikthimit në jetë të një dive kaq të madhe që ka prekur zemrat e milionave shqiptarëve dhe këndohet nga fëmijë të vegjël shqiptarë.”

“Për të gjithë ndjekësit e mi, e dinë që për mua është e pazakontë të dal dhe të bëj fjalime në Instagram, por dua që të ndaj me ju disa mesazhe që janë shumë të rëndësishme. Dje, kur po flisnim me Parashqeviën për nismën GoFund dhe kur pamë që aty kishte plot dashuri me mijëra zemra që donin ta ndihmonin, nuk kishte asnjë nga emrat që folën që në fillim që donin ta ndihmonin dhe Parashqeviën nuk i njeh shumicën e tyre, ashtu siç nuk më njohu edhe mua dhe më tha: ‘Elton, mos u mërzit, nuk ka rëndësi, ne kemi një shtëpi dhe kemi një vatër të ngrohtë.’ Dhe më tha për mua është një fjalë e urtë popullore: ‘Është më mirë të kesh një mik, se sa një çiflik.’”

“Dua të bëj një thirrje për të gjithë këta biznesmenë, të cilët u shprehën se do ta ndihmonin ose mund ta kenë në mendje që duan ta ndihmojnë realisht Parashqevi Simakun. Në qoftë se nuk kanë dëshirë ta kalojnë këtë ndihmë nëpërmjet meje ose Elvirës, mund ta kalojnë këtë ndihmë nëpërmjet vëllait të saj, Arben Simakut, nipit të saj Ani Simakut, që i ndodhet asaj pranë fizikisht këto ditë. Pra, janë të lirë ta bëjnë këtë gjë. Ndoshta nuk duan që të jem unë personi që ta menaxhoj ndihmën e tyre, por mund ta ofrojnë atë. Unë jam thjesht miku i saj në ditët më të vështira dhe do të jemi të tillë, ju siguroj, përgjithmonë. Por kjo nuk do të thotë që ju nuk duhet ta ndihmoni atë. Në fund të fundit, ajo do ta vlerësonte nesër ndihmën që ju po jepni sot.”

“Gjithashtu, thirrja është e vlefshme edhe për të gjithë bashkatdhetarët tanë në qytetin e New Yorkut, në Brooklyn, Bronx, Staten Island, New Jersey, kushdo që e do dhe e vlerëson dhe ka simpati për këngëtaren tonë të madhe Parashqevi Simakun. Mund të më kontaktojë me ndihmë konkrete. Parashqevia është shumë mirë për momentin, por ajo duhet të ketë dinjitetin e vet, duhet të ketë një strehëz të saj, një shtëpi ku ajo të jetojë me nipin, me vëllain kur t’i bashkohet së shpejti, me mbesën, me djalin e saj. Pra, do ta vlerësoja shumë në qoftë se ne i gjejmë asaj një shtëpi të denjë ku ajo të jetojë, dhe të gjithë të kontribuojmë. Dikush mund të ofrojë diçka tjetër, të më kontaktojë. Pra, të gjithë le të bëhemi bashkë ta ndihmojmë atë. Dua ta përsëris, thjesht ta ndihmojmë, dhe ajo të ketë një jetë… u shpreh Eltoni.

Ai shton që kushdo që dëshiron të ndihmojë këngëtaren e madhe t’i shkruajë atij në Instagram.

Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare
Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit
TAGGED:elton ilirjaniParashqevi Simaku

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Presidenti i Besëlidhjes, Ylli Ujka nderohet me çmimin e Mirënjohjes nga Federata Shqiptare e Basketbollit
Next Article Nuk është Elvana! Kush e fitoi festivalin e RTSH?

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

5 shenjat e zodiakut që do ta kenë qershorin muajin më të mirë të 2026
Horoskopi
June 1, 2026
Vera nis me temperatura të larta, ja sa shkojnë sot
Moti
June 1, 2026
Horoskopi 1 qershor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi
June 1, 2026
Dua Lipa martohet me Callum Turner. Detajet nga ceremonia elegante në Londër
Të famshëm
June 1, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Del fotoja e rrallë e Parashqevi Simakut nuse

January 9, 2026
Tv Shows

“Për ne ka qenë bombë”, Merita Halili flet për takimin me Parashqevi Simakun: Lutem çdo ditë për të..

January 2, 2026
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?