Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Eksperti mjekoligjor në Gjykatë: Liridona Ademaj u vra nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Rajoni & Bota > Rajon > Eksperti mjekoligjor në Gjykatë: Liridona Ademaj u vra nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra
AktualitetRajon

Eksperti mjekoligjor në Gjykatë: Liridona Ademaj u vra nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra

Last updated: October 7, 2025 09:51
3 Min Read
SHARE
Demo

Një ekspert mjekoligjor ka thënë në gjykatë se Liridona Ademaj ishte vrarë nga një largësi prej 2 deri në 5 centimetra në vitin 2023, teksa dha dëshminë e tij të hënën në një seancë në gjyqin kundër Naim Murselit, Kushtrim Kokallës dhe Granit Plavës.

Naim Uka – i cili ka kryer autopsinë e tani të ndjerës Liridona Ademaj – tha në Gjykatën Themelore në Prishtinë se “gjatë ekzaminimit të plagës hyrëse kemi konstatuar përreth vrimës hyrëse prezencën e faktorëve plotësues të qitjes, të cilët kanë shkaktuar edhe djegien lëkurore me prezencë të grimcave të barutit”.

“Në bazë të këtyre provave mjekoligjore është konstatuar se distanca e qitjes sillet prej 2 deri në 5 centimetra”, tha Uka, sipas “Betimit për Drejtësi“.

Lexo edhe:

A do të rritet çmimi i biletave të transportit urban? Ja çfarë thotë ministri Karakaçi
E veçantë nga Prishtina/ Kafe dhe çaj falas për tifozët turq: Keni paguar në 1999
Këlliçi dyshime për bankën online, Jet Bank: A ka lidhje me Forex?
Në pritje te ëmbël, GJKKO pushon masat e sigurisë ndaj Ajola Xoxës

Liridona Ademaj u vra në moshën 30-vjeçare më 29 nëntor 2023 në një rrugë në fshatin Bërnicë të Prishtinës.

Për vrasjen e saj po gjykohen bashkëshorti i saj Naim Murseli, si dhe Granit Plava dhe Kushtim Kokalla. Murseli dhe Kokalla janë deklaruar të pafajshëm, ndërsa Plava nuk ka pranuar të deklarohet për fajësinë.

Eksperti mjekoligjor Uka i tha tutje gjykatës së është plaga kishte formë trekëndëshe, e cila ishte shoqëruar me thyerje të shumëfishta.

“Edhe në këtë rast, kemi kryer ekzaminimin e dy duarve të së ndjerës, në mënyrë që, bazuar në prezencën apo mungesën e faktorëve plotësues të qitjes dhe njollave të gjakut, është eliminuar mundësia që e njëjta të ketë përdorur ndonjë armë apo të ketë shkaktuar vetëvrasje”, tha ai.

Gjykimi në këtë rast nisi në fillim të këtij viti, ndërsa në seancën e kaluar dëshmoi vëllai i Liridonës, Leonard Ademaj, i cili tha se sjellja e Muselit menjëherë pas vrasjes e kishte tronditur familjene tyre.

Si ishte kryer vrasja?

Aktakuza e ngarkon Murselin se e ka planifikuar vrasjen e bashkëshortes me qëllim hakmarrjeje dhe përfitimi financiar nga një sigurim jetësor në Suedi, në shumë prej rreth 260 mijë eurosh.

Sipas Prokurorisë, Murseli e ka planifikuar vrasjen në bashkëpunim me Kushtrim Kokallën dhe Granit Plavën, duke u premtuar atyre një shpërblim prej 30 mijë eurosh për ta kryer krimin.

Kokalla akuzohet se e kishte njoftuar Murselin me dorasin Plava.

Plava akuzohet se ka kryer vrasjen.

Vrasja e Liridona Ademajt shkaktoi zemërim publik, veçanërisht pasi bashkëshorti i saj mori pjesë në varrim.

Familja kërkoi zhvarrosjen e trupit të saj për ta varrosur në varrezat e familjes Ademaj.

Që nga viti 2010, në Kosovë u vranë rreth 60 gra – shumica nga bashkëshortët e tyre.

Organizatat për mbrojtjen e të drejtave të njeriut kritikojnë sistemin e drejtësisë për dënime të lehta të autorëve – gjë që, sipas tyre, i trimëron dorasit./ REL

Kërcënimet/ Meksi: Tentativë heshtjeje nga institucionet
Erion Braçe shpall kandidaturën për Bashkinë e Tiranës: Mjaft më!
Rama kritikon deputetët socialist të Shkodrës: Mos i mbroni banorët e Rrjollit, i kanë letrat e falsifikuara!
Iu përmend emri në gjyqin për vrasjen e Liridonës, Pacolli “thyen heshtjen”
Hakerat vjedhin databazën e Posta Shqiptare, ekspozohen edhe të dhënat e kredimarrësve te IUTE Credit?
TAGGED:Liridona Ademaj

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Martoj vajzën dhe jam i lumtur, mezi e pres atë ditë”/ Anila Hoxha zbulon bisedën e fundit me gjyqtarin, Astrit Kalaja!
Next Article Reagimi epik i Luizit pasi Flor Binaj u shpall kandidat për Bashkinë e Tiranës

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nuk ka më vulosje të pasaportave! Nga sot ndryshojnë rregullat e kontrollit, çfarë duhet të dini para se të udhëtoni
Vip Travel
April 10, 2026
Zbulohet çfarë ndodhi me Inën dhe Kejsin pas daljes nga Big Brother, pse u nda çifti?
Tv Shows
April 10, 2026
“U qëllua pasi i dha një përqafim vrasësit”, dje u arrestuan dy xhaxhallarët e tij, rrëfimi prekës i Stenaldos për vrasjen e të atit
Tv Shows
April 10, 2026
Mot i qëndrueshëm/ Si do variojnë temperaturat përgjatë ditës
Moti
April 10, 2026

Lexo edhe:

Ekonomi

Pas naftës dhe vajit të lulediellit, prodhuesit vendas paralajmërojnë shtrenjtim të çmimeve për detergjentet

March 27, 2026
Aktualitet

Rikthehen reshjet e dëborës në Korçë, çfarë duhet të dini për qarkullimin e automjeteve

March 27, 2026
Politikë

“Sheshi u lirua”, Adriatik Lapaj mbyll pas tre muajsh protestën para Kryeministrisë

March 25, 2026
Aktualitet

Thellohet tragjedia/ Shkon në 3 numri i viktimave në Podujevë, ndërron jetë edhe 31-vjeçarja, autorja e dyshuar

March 23, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?