Krisa Çaushi, një prej moderatoreve të Radio Televizionit Shqiptar do të bëhet pjesë e Big Brother Vip Albania.
Lajmi bëhet me dije nga burime ekskluzive për Vip Magazine.
Nga sa kemi mësuar, Krisa do të bëhet pjesë e reality show më të ndjekur në Shqipëri në primen e mbrëmjes së kësaj të shtune.
Krisa nuk është emri i parë në këtë edicion të BBVA, që vjen nga ekrani i RTSH-së.
Mes tyre janë edhe Gerta Gixhari si dhe Valbona Mhilli e cila u largua nga ky televizion në emisionin e mëngjesit, për t’u zëvendësuar pikërisht nga Krisa.