Aplikimet për Festivalin e Këngës 64 në RTSH janë mbyllur dje, dhe sipas burimeve ekskluzive të Vip Magazine, një numër artistësh të njohur dhe të rinj kanë dorëzuar aplikimet e tyre për të marrë pjesë në garë.
Organizatorët nuk kanë publikuar ende listën zyrtare, dhe të gjithë artistët e aplikuar do të kalojnë më pas në një proces përzgjedhjeje nga një juri profesionale.
Mes aplikimeve që janë bërë publike nga burimet e Vip Magazine, figurojnë emra të njohur si: Vedat Ademi, Fifi & Tiri, Erik Lloshi, Lorenc Hasrama, Lynx, Evi Reçi, Gerta Mahmutaj, Enxhi Nasufi, Sara Kapo, Kamela Islamaj, Alis Kallaci, Edmond Mancaku, Voltan Prodani, Sergio Hajdini, grupi 2 Farm, dhe Erand Sojli, i njohur nga spektakli “Ferma VIP”.
Burimet theksojnë se këto janë vetëm aplikime, dhe pjesëmarrja finale do të vendoset nga juria, e cila do të zgjedhë artistët që plotësojnë kriteret për të konkuruar në festival.
Festivali i Këngës do të zhvillohet në dhjetor, dhe pritet të rikthejë emocionet e traditës së muzikës shqiptare, duke ofruar një konkurencë të fortë dhe performanca spektakolare për publikun.
/VIP-MAGAZINE.AL/