Moderatorja sportive, Cindy Marina dhe djali i politikanes, Jozefina Topalli, Genari, janë një ndër çiftet më të rinj të shoëbizit shqiptar.
Ata ndonëse janë të rezervuar për marrëdhënien e tyre, me raste të veçanta bëjnë edhe përjashtime. Siç ka ndodhur së fundmi, ku Cindy ka ndarë një foto gjatë pushimeve së bashku. Shkak për këtë është bërë ditëlindja e Genarit.
“Gëzuar ditëlindjen dashuria ime”, ka shkruar bukuroshja, krahas imazhit ku shfaqen buzë detit.