Rivaliteti mes Taynas dhe Melindës vazhdon akoma edhe pse kohëve të fundit dukej se “lufta” mes tyre kishte rënë.
Por jo, reperet shqiptare kanë vazhduar me kunja kësaj radhe përmes këngëve.
Në këngën “Ëtf” Tayna kishte akuzuar Melindën se të pasmet i ka silikon.
“Ki menu ki b*th mu shty me mu po ki harru që i ki silikon”, ishte një pjesë e tekstit të Taynës, së cilës Melinda i ka reaguar përmes tekstit të këngës.
Në një pjesë të “Ay caramba” në bashkëpunim me Nora Istrefin dhe Gjikon, ajo i kthehet Taynës.
“Kush është tu rrejt që i kom silikon, kush po xhelozon le t’ma testojë, le t’ma kafshojë”, thotë Melinda dhe fansat e kuptuan menjëherë se ku adresohej.