Mëngjesin e sotëm, Donald dhe Einxhel kanë bërë rolin e Isli Islamit dhe Ori Nebiaj në “Wake Up”.
Ata kanë intervistuar opinionistin Arbër Hajdari, DJ Dagz dhe Beatrix Ramosaj.
Në një moment, Donaldi u përpoq “ta korruptonte” Arbrin duke i thënë që të japë opinione të mira për të që të marrë fitoren dhe të ndajnë paratë bashkë, por opinionisti u përgjigj: “Shumë e vështirë është kjo”.