Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Detajet e para nga “Big Brother Vip”, disa nga emrat e përzgjedhur dhe kush nuk e pranoi ftesën për pjesëmarrje
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Profili i Vipave > Detajet e para nga “Big Brother Vip”, disa nga emrat e përzgjedhur dhe kush nuk e pranoi ftesën për pjesëmarrje
Profili i VipaveTë famshëm

Detajet e para nga “Big Brother Vip”, disa nga emrat e përzgjedhur dhe kush nuk e pranoi ftesën për pjesëmarrje

Last updated: August 15, 2021 15:18
10 Min Read
SHARE

Big Brother VIP” do të nisë transmetimin në muajin tetor, ndërkohë që pjesëmarrësit do të jenë VIP-a që kanë bërë diçka në jetë. I ftuar në “Pushime On Top”, gazetari Eraldo Rexho ka zbuluar se është pjesë e grupit të punës për fazën parapërgatitore të spektaklit “Big Brother” dhe i ngacmuar nga gazetarët rrëfeu ca detaje.

“Unë kam pranuar të jem pjesë e skuadrës së ‘Big Brother VIP’ në fazën parapërgatitore. Momentalisht po punojmë për një edicion superfantastik të ‘Big Brother VIP 1’.

Kështu që unë di të them angazhimin tim deri në këtë moment. Se çfarë do të ndodhë pas shtatorit, do të mbetet për t’u parë në tetor, kur besoj se do të nisë ‘Big Brother’”, tha ai.

Lexo edhe:

Xhensila i jep fund aludimeve, zbulon marrëdhënien e saj me Ledrin
Bashkë apo të ndarë? Alba tregon raportin me Limin
A është ndarë nga Elgit Doda? Klea Huta flet për herë të parë
“Miss World 2025”/ Kush është bukuroshja Tajlandeze që rrëmbeu titullin?

Duke ruajtur sekretin, Eraldo rrëfeu se pjesa më e madhe e personazheve të shtëpisë më të famshme tashmë janë përzgjedhur, ama emra nuk zbuloi.

“Asnjë emër, nuk bëhet fjalë. Por, unë mendoj se janë mbyllur 90 për qind e banorëve VIP të Big Brother”, tregoi ai në puntatën e para dy ditëve të emisionit “Pushime On Top”.

Pyetjes së Flori Gjinit se a do të ketë personazhe nga “Për’puthen”, ndërkohë që janë përfolur emra si Shqipe Hysenaj dhe Tea Trifoni, Eraldo Rexho iu përgjigj: “Asnjë nga emrat e personazheve që kanë qarkulluar në rrjet nuk do të jenë protagonistë në ‘Big Brother VIP’ të edicionit të parë. Unë këtë di ta them me siguri.

Nëse do të ketë apo jo banorë të ‘Big Brother VIP’, ish-pjesëmarrës të ‘Për’puthen’, deri në këtë moment asnjë nga ish-protagonistët e ‘Për’puthen’ nuk është konfirmuar si banor. Çfarë do të ndodhë më tej nuk di ta them, por deri në këtë moment nuk do të ketë asnjë nga ‘Për’puthen’”.

Ndërkohë burime për “Panorama Plus” kanë treguar se deri më tani janë konfirmuar si pjesëmarrës emra si moderatorja e një emisioni sportiv, Hygerta Sako, këngëtarja e muzikës popullore Valbona Mema dhe ish-fituesi i “Big Brother” dhe Vesel Kurtishaj.

Drejtuesit e formatit kanë hyrë në bisedime edhe me këngëtaren Bleona Qerreti, por ajo nuk ka pranuar për shkak të pagesës së ofruar. Ndërkohë, emrat e tjerë pritet të zbulohen në vazhdim për pjesëmarrjen në formatin që iu bësuar Arbana Osmanit dhe që do të ketë për regjisor partnerin e saj, Eduart Grishaj.

Disa ditë pasi drejtuesit e “Top Channel” i besuan Luana Vjollcës moderimin e “Big Brother VIP”, Arbana Osmani, si në një lojë shahu, bëri lëvizjen e momentit të fundit.

Ajo takoi trashëgimtaren Lori Hoxha, e cila do të jetë producentja dhe rimori në duart e saj projektin e famshëm, që për herë të parë do të ketë protagonistë personazhe të famshme.

Mediat zbuluan se Arbana Osmani ishte në studiot e televizionit ku bisedoi me vajzat e familjes Hoxha që zotërojnë “Top Channel”-in dhe kështu u vendos që përfundimisht do të jetë ajo drejtuesja e “Big Brother Albania VIP”, që nis në tetor.

Koncepti i formatit “Big Brother” do të rikthehet në ekranin e “Top Channel” pas 4 vitesh, e si kurrë më parë, këtë herë banorët do të jenë personazhe të njohura VIP.

Disa kohë më parë televizioni njoftoi se do të nisë së shpejti “Big Brother”, por kësaj here vetëm me personazhe të njohura shqiptare, të cilat do të bashkëjetojnë për 100 ditë në kushte të zakonshme, larg luksit.

“Në udhëtimin e tyre banorët do t’u nënshtrohen kushteve të pazakonta, brenda një shtëpie që askush s’e kishte imagjinuar, larg komoditeteve të jetës së përditshme”, shkruhej në njoftimin e organizatorëve. Deri tani dihet se audicionet do të nisin së shpejti për banorët brenda shtëpisë, ndërkohë që “lufta” u bë për fronin e moderatorit.

Ndjekësit me të drejtë pyesnin se kush do ta prezantonte “Big Brother VIP”, që do të nisë sezonin e ardhshëm? Në fillim u përmend Ledion Liço si moderatori i “reality show”-t, por më pas u fol se një luftë e vërtetë ishte bërë brenda televizionit mes prezantueses legjendare Arbana Osmani dhe Luana Vjollcës.

Sipas burimeve brenda televizionit, Luana ia kishte rrëmbyer këtë program Arbanës, për ta drejtuar ajo sezonin e ardhshëm.

Si fillim Luana dhe trashëgimtarja e televizionit, Lori Hoxha, u takuan dhe postuan një foto ku kishin dalë bashkë si për të thënë se një projekt i ri po vinte.

Ndërsa direkt pas këtyre thashethemeve, ishte vetë Luana, e cila postoi një foto me tekstin “Luana Vjollca të vëzhgon”, duke konfirmuar kështu lajmet se do të ishte ajo prezantuesja, me moton e njohur të këtij “reality show”

E pas kësaj situate nuk dihet çfarë ndodhi që Luana fshiu foton ku jepte mesazh për “Big Brother VIP”, nga ana tjetër pranë Lorit po shihej Arbana. Kështu endimi ishte rishikuar dhe sapo ishte marrë vendimi i ri: “BBV”- në e merr në dorë Arbana!

Për vite me rradhë “Big Brother” ka qenë ekskluzivitet i Arbanës, ndërkohë që shumë sukses pati Ledion Liço me drejtimin e atij formati.

Mund të themi se që prej 2017-ës flitet që do të fillojë “Big Brother Vip”. Në 2018-ën po ashtu u përfolën prezantues si Oriela Nebijaj, Luana Vjollca, Ledion Liço, Dojna Mema etj. Pastaj u anulua e më pas u rikthye në 2019- ën, pastaj e përforcoi edhe Arbana faktin që s’ka gjasa të rikthehet në 2020-ën.

Dhe një vit më vonë sërish flitet për “Big Brother VIP”. E përveç emrave të rinj, dueli më i fortë u komentua ai mes Arbanës dhe Luanës. Ndërkohë që Arbana është në përfundim të ciklit të “Dua të të bëj të lumtur” dhe gati për projektin e ri.

Vetë Arbana ka folur më parë për këtë projekt. “Të them të drejtën nuk e di nëse do ta drejtoj unë sërish”. Unë kam dilemat e mia për rikthimin e formatit dhe realizimin e tij me standardet e dikurshme.

Ka shumë faktorë që më bindin të drejtoj një program të caktuar. Me ‘Big Brother’ këta faktorë nuk i kam vlerësuar akoma”, tha në vitin 2019 në një intervistë për revistën “Who”.

Në janar 2020 la të hapur mundësinë e rikthimit, ndonëse nuk sqaroi nëse donte ta prezantonte apo jo.

Le të shohim si do të jetë ky “Big Brother Vip”, që nuk do të presë kësaj here “banorë të zakonshëm”, por personazhe publike, që ne i shohim shpesh në rrjetet sociale dhe televizion e të cilët do të sfidojnë veten dhe njëri-tjetrin, duke jetuar në izolim për 100 ditë.

Vetë televizioni e publikoi spotin e këtij projekti para tri vitesh. Ky spot zbuloi edhe filozofinë apo formulën e show-t, që pas një dekade eksperiencë me protagonistë njerëz të zakonshëm, për herë të parë do të ketë si banorë personazhe të famshme të “showbiz”-it, që bëjnë karrierë në fusha të ndryshme.

Në spotin në fjalë kuptohej ideja e këtij formati nëpërmjet pyetjeve që ngrihen, e secila ka përfaqësuesin VIP që mbart një histori personale.

“Të përndiqesh nga portalet! Të bësh selfie me fansat! Të dobësohesh me palestër! Të parakalosh në tapet të kuq! Të dobësohesh me ndihmën e doktorit! Të marrësh vesh dallaveret e fundit! Të bësh thonjtë! Të zgjedhësh madhësinë e gjoksit! Të frysh buzët pa rënë në sy!…

Të bësh prapë thonjtë! Të gjesh paruken e duhur! Të fshish komentet e ‘hater’-ave! Të shpikësh një emër për beben e re! Të xhirosh gomat aty ku nuk lejohet!

Të kërkosh falje publike! Është e vështirë të jesh një VIP! Ata meritojnë që të çlodhen! E ku është resorti i VIP-ave?! “Big Brother Vip”… Së shpejti vetëm në ‘Top Channel’”, janë frazat e shkëputura nga ky spot i plot tre vjetë më parë e që mbeten të njëjtat.

Mbetet për t’u parë se cilët do të jenë emrat e njohur që do të pranojnë të bashkëjetojnë me miqtë apo rivalët e tyre e për më tepër që do të rrëfejnë jetën personale në publik.

Xheraldina flet për ndarjen e Ledri Vulës nga Sara Hoxha!

Këngëtarja e njohur rrëzohet gjatë ngjitjes në skenë, video-ja bëhet virale në rrjet

Livia i zbulon sekretin e radhës Mevlanit, e publikon në ‘instagram’

Alfio Rrotani zbulon lidhjen e dashurisë në mënyrën më romantike: Ajo ende nuk e di që jam pronari i restorantit

Zyrtarisht beqare, ish-banorja e “BBV 4” konfirmon divorcin nga ish-burri

TAGGED:Arbana osmaniBig Brother VIP

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article U ndanë për shkak të xhelozisë/ Roberti dhe Nora drejt bashkimit dy vite pas divorcit, detajet që hedhin dyshime
Next Article “Nuk do të dashurohesha me një djalë të varfër”! Moderatorja shumë e njohur shqiptare e thotë troç

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ligji e ndalon reklamën e produkteve të duhanit, IQOS pushton tregun promovues
Aktualitet
June 3, 2025
Media britanike ”Express”: Shqipëria përgatitet të presë 30 milionë turistë deri në vitin 2030
Vip Travel
June 3, 2025
Ndizen temperaturat/ Meterologia paralajmëron: Ja cila është dita më e nxehtë e muajit
Moti
June 2, 2025
Këmbimi valutor 2 qershor/ Me sa blihen e shiten dollari dhe euro, çfarë ndodh me monedhat e tjera
Ekonomi
June 2, 2025

Lexo edhe:

Të famshëm

Jozi dhe Loredana marrin vendimin e befasishëm, detaji që hedh dyshime të forta

May 30, 2025
Të famshëm

Parashqevi Simaku: Kurrë skam qenë e dashuruar! Të tjerët më kanë dashur

May 29, 2025
Të famshëm

U përfol për një përplasje me Olsa Muhametin, Alaudin Hamiti tregon të vërtetën

May 29, 2025
Të famshëm

Parashqevi Simaku: Isha “homeless” sepse doja! Më kërkoi Gëzim Nika, por s’doja të ikja nga rruga (VIDEO)

May 29, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?