Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon skenat e frikshme: Si u rrëmbye
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon skenat e frikshme: Si u rrëmbye
Aktualitet

Dëshmia tronditëse e Daniel Shimës zbulon skenat e frikshme: Si u rrëmbye

Last updated: February 5, 2026 22:39
4 Min Read
SHARE
Demo

Gjykata e Apelit të Posaçëm urdhëroi median apo çdo person tjetër që disponon vendimet mospublimin e të dhënave për dy vendime që shpalli sot radhazi. Jo rastësisht këto dy vendime lidhen me grupin kriminal që veprinte brenda Agjencisë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit. Apeli i Posaçëm e justifikoi këtë vendim, për shkak se cënohet hetimi.

Ndërsa konkretisht bëhet fjalë për Vendimin e parë që kishte të bënte me sekuestrimet e kryera në banesën e zyrtares së lartë të Policisë së Shtetit Ervina Gjana. Vendimi i dytë me masat e sigurisë ndaj të dyshuarve si pjesë e grupit kriminal në AKSHI ku mbeti në fuqi masa e sigurisë “arrest në shtëpi” për drejtoreshën e institucionit Mirlinda Karcanaj dhe nëndrejtoreshën Hava Delibashi.

VNA ka mësuar se vendimi i Gjykatës së Apelit për të urdhëruar ndalimin e publikimit të të dhënave lidhet me dëshminë e ish-zv.drejtorit të AKSHIT – Daniel Shima.

Lexo edhe:

Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
“Grabitës me resort” – Avokati: Bashkim Ulaj falsifikoi dokumentet që banorët e Velipojës s’i bënë dot për vite, nuk ka qenë i vetëm
Tragjike/ Zyrtari shqiptar gjendet i vdekur në shtëpinë e tij
Tragjike në Itali/ Kjo është familja shqiptare me 4 anëtarë që u helmua nga rrjedhja e gazit në kaldajë

Ndoshta disave u kujtohet lajmi disa muaj më parë për zhdukjen pa gjurmë të ish-nëndrejtorit të AKSHI-t. Daniel Shima u zhduk vjeshtën e 2025 në mënyrë të mistershme për 10 orë.

Ndonëse asokohe çështja kaloi pa shumë zhurmë veç disa publikimeve në media, dëshmia e Shimës është paraqitur si provë e re në proces nga SPAK, me qëllim që të mbeteshin në fuqi masat e sigurisë për të dyshuarit, përfshirë dhe ish-shefen e tij të dikurshme Mirlinda Karcanaj.

Rrëfimi i tij në fakt është i denjë për të realizuar një serial kriminal në Netflix. Ndonëse kur u rrëmbye pak muaj më parë dhe u “rikthye” se ishte zënë me të dashurën, Daniel Shima heshti; këtë herë para prokurorëve ai ka treguar të vërteta të frikshme.

Shima ka rrëfyer me detaje mënyrën sesi është rrëmbyer, si është transportuar e më tej ka fituar lirinë nga pengmarrësit. Se kë ka implikuar Daniel Shima në rrëfimin e tij, kjo mbahet në sekret të plotë. Por burime të VNA theksojnë se dëshmia e tij është një tjetër provë e fortë ndaj krerëve të grupit kriminal që kanë vepruar në AKSH.

SPAK më herët ka shpallur në kërkim Ergys Agasin dhe Ermal Beqirin, të cilët i konsideron si krerë të grupit që rrëmbente biznesmenë dhe i detyronin të tërhiqeshin nga tenderat pranë AKSHI.

Ky skandal po thellohet çdo ditë e më shumë, për shkak se ditë pas dite po zbulohen prova të forta jo vetëm ndaj drejtuesve të këtij institucioni, por ndaj anëtarëve të tjerë të grupit.

Shteti dhe krimi janë bërë bashkë në një dosje ku fijet mes tyre janë ngatërruar kaq keq sa nuk dallohet ku nis krimi e ku përfundon shteti.

Me gjasë ditët dhe muajt në vazhdim do jenë të ngarkuara me hetime intensive në një dosje voluminoze ku për herë të parë faktohen tentakulat e botës së errët dhe në atë pjesë që mendohej të ishte më e sigurta për shqiptarët.

Bankers Petroleum, miliona euro humbje për shtetin: Jo vetëm taksa të papaguara, por edhe arbitrazhe të kushtueshme
Tragjedia përsëritet/ 34 vite më parë, një tjetër familje shqiptare shuhet në të njëjtin qytet, nga rrjedhja e gazit
Tërmet i fuqishëm në Shqipëri, dalin pamjet si lëkundet pallati
Ish-presidenti Alfred Moisiu dërgohet me urgjencë në Kardiologji
Lëkundje tërmeti në Korçë, sa ishte magnituda
TAGGED:AKSHIDaniel Shima

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Pasi Bes Kallaku bëri publike lidhjen e re, vjen deklarata e papritur e Xhensilës: Thuaj asaj…
Të famshëm
February 5, 2026
Mozzik i bën diss vetes me fjalët e ‘djallit’, një leksion për gabimet dhe krenaritë e jetës
Të famshëm
February 5, 2026
E trishtë! U gjetën të pajetë në banesën e tyre në Itali, kjo është familja shqiptare që u shua tragjikisht(FOTO)
Uncategorized
February 5, 2026
Statistikat flasin qartë: Ja kush është banori më i kërkuar i BBVA 5
Të famshëm
February 5, 2026

Lexo edhe:

Sociale

Mes empatisë dhe guximit: Rrugëtimi i Jona Dervishit drejt United Rights Foundation

February 3, 2026
Kulturë

Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman

February 3, 2026
AktualitetTë famshëm

Gazetarja Jonida Shehu emërohet këshilltare për mediat në Kryeministri!

February 2, 2026
Aktualitet

E trishtë/ Ndërron jetë gazetarja e njohur shqiptare

February 1, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?