Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Del emri i Elvana Gjatës në mesazhet e “SKY”, të zbërthyera nga SPAK
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Del emri i Elvana Gjatës në mesazhet e “SKY”, të zbërthyera nga SPAK
AktualitetTë famshëm

Del emri i Elvana Gjatës në mesazhet e “SKY”, të zbërthyera nga SPAK

Last updated: November 23, 2023 00:15
7 Min Read
SHARE

Elvana Gjata, këngëtarja e njohur e përfolur gjerësisht në ngjarjen në zonën e ish-bllokut në Tiranë ku mbeti i vrarë Fabian Gaxha dhe u plagosën Eljo Hato së bashku me Ervis Martinajn, ka dalë sërisht në skenën e lidhjeve të saj me Ervin Mata (Boli).

Emri i këngëtares del në një nga komunikimet që bën Erzen Breçani me djalin e tij, Eralbin, ku Erzeni i thotë të birit se kishte fol me Ervinin, e ky i funidt do i transferonte 500 mijë euro borxh, me llogarinë e këngëtares, Elvanës.

Me sa duket Mata përdorte llogarinë e të fejuarës së tij, Elvana Gjatës, për të kryer transaksionet.

Lexo edhe:

Krenar Dunga, një profil i ri në përfaqësimin dhe angazhimin e të rinjve në Shqipëri
Goditja e SPAK ndaj grupit të dyshuar për trafik kokaine nxjerr në skenë emrin e Samir Manes, dyshime për negociata miliona euro për një projekt në Palasë
Stine ngacmon Brikenën për Mateon, ja reagimi i dy ish-banorëve të Big Brother VIP 5
A ka lobuar për heqjen e non-gratës? Ja çfarë thotë Berisha

Mes shumë episodeve të siguruara nga “Ora News” në një rast jepet një tablo e qartë, ku gjatë një komunikimi në muajin Gusht 2020 në “Sky”, konfirmohet biseda e transaksionit prej 500 mijë eurosh.

Sipas dosjes hetimore në datën 18 gusht 2020 në orën 00:00:39, Erzen Breçani pasi ka marrë në posedim aparatin telefonik me SkyEÇ me përdorues KOB9EP, i dërgon mesazh zanor Ç4RE2 më përmbajtje:

Erzeni: Ç’a bone a je mirë?

Më pas në orën 00:09:50 Erzeni komunikon me djalin e tij Eralbi Breçani, perdores i SkyEÇ S7DEGI.
Erzen Breçani i tregon që aparatin telefonik me aplikacionin SkyEÇ ia ka blerë Bujar Ajeti për shkak se janë përgjuar.

Erzen Breçani i tregon që ka patur një bisedë me Ervin Matën dhe ky i fundit i ka ofruar 500 mijë euro borxh, për ta ndihmuar për ndërtimin e një HEC-i, por Erzeni ka refuzuar.

Në bisedë me Eralbi Breçanin i tregon për HEC-in dhe etapat e ndërtimit qe po zhvillohen aty. Ai i kërkon të birit që mos të vazhdojë me aktivitetin e tij jashtë shtetit duke rrezikuar, ku dyshohet që i referohet aktivitetit të jashtëligjshëm me lëndët psikotrope që zhvillon Eralbi Breçani dhe për t’i vënë në dukje rrezikshmërinë i tregon edhe për rastin që e ka përgjuar policia së bashku me Bujar Ajetin.

Babë e bir shkëmbejnë mesazhet:

Erzeni:…Persh…A eshte ky. Tini i joti… Toni. Ok. Sa e kam une apo ate që ta thash…Ma bleu Bujari me 80 dit i mushun…Ngage na kan pergjue…Ç’a je ka bani ju? Si asht Ervini?…Nuk pata kohë me të thanë se mtha mue po ti dergoj nga llogaria e elvanes 500 mij euro borxh…

E maroj punet sa t’i kalosh kto halle…I thashë jo ne asnje menyrë…I ka Eralbi po nuk ka me ç’ka i sjell tha, kam njerez une që i sjellin sa te dush. Nuk jam ka të thom me nis gja jo, po të thash se me pat than vet dhe nuk te pata kallxue se nuk nejtem bashk..

Tash sa ka i bjen ne mend hic per HEC-in me than te drejten…Nuk i thash une nismi mtha vet e i thash ne asnje menyr…Me mujt me gjet noj lek me i ruejt per noj sëmundje se fola me Bardhin e ka pas ka pague i rrug hekur e gjys pagese Ramizit e nuk kem pague as punëtoret gati një muaj jua kem shty rrogat po shof une kto dy dit e takoj do shokë me u marr noj gja që mos te rim ne mshir te fatit….

I thash Ramizit sot nuk kam lek me te dhan, tha shiko me gjej noj pun noj tender i thash pz po shof. Ruje veten ti eme kan shnosh per veti e lej punt që rrezikojnë se apo e shef si mu kan vu mue e bujarit, tan shteti ne shpin…”

Nga biseda e zhvilluar ku përmenden “Bardhi” “hidrocentrali”, duke ju referuar edhe veprimeve dhe verifikimeve tona, rezulton se subjekti “Breçani R.O.S.P” sh.p.k, me objekt veprimtarie sigurimi privat i sigurise fizike dhe nder tjera edhe shfrytëzimin dhe administrimin e hidrocentralit “Drita”, me ortak të vetëm dhe administrator Fatbardh Breçanin, vëllain e Erzen Breçanit, me vendim Nr.14 date 12.07.2019 et K.K.T është miratuar leja për ndërtimin e objektit ‘Ndërtimi i burimit të rigjenerues të energjisë, hidrocentralit “Drita, në lumin e Gahit, Bashkia Tropojë, Qarku Kukës”.

“Breçani R.O.S.P” ka ndërtuar hidrocentralin “Drita” dhe ka regjistruar në QKB me NUIS L99524601K date 24.09.2019 “HEC Drita Energy”, me ortak të vetem “Breçani R.O.S.P” dhe administrator shtetasin Eralbi Breçani për periudhen 23.09.2019-23.09.2024. Emri i shtetasit Erzen Breçani nuk figuron në asnje nga dokumentet e depozituara ne QKB apo akt themelimi. Vetë Erzen Breçani sipas sistemit ÇcTS rezulton i punësuar në kompanine Breçani R.O.S.P.

Erzen Breçani, ish-drejtues policie, dhe njëherësh ish-kandidat për deputet nga radhët e Partisë Demokratike, u arrestua të hënën në kuadër të goditjes së një grupi kriminal, i cili trafikonte sasi të mëdha kokaine nga vendet e Amerikës Latine, por edhe kishte kryer dhe organizuar plane për eleminimin fizik të disa personave.

Në dosjen e SPAK, Breçani evidentohet në disa episode, fillimisht për lidhjen e tij familjare me Ervin Matën, motrën e të cilit e kishte nusen e djalit të tij, por edhe për shoqërinë me të fortin e Kukësit Bujar Germizi.

Djali i Erzen Breçanit, Eralbi Breçani dhe Ervin Mata janë në kërkim nga SPAK, por ende autoritetet nuk kanë rënë në gjurmët e tyre. Në kërkim është shpallur dhe Ismail Zeneli.

Ndërkohë ditën e nesërme pritet që të dalin para gjykatës Erzen Bercani, Besmir Murati, Dedan Gjoni dhe Bujar Ajeti.

Soni Malaj sërish mendjen tek Flor Mumajesi: Është si një gjë e papërmbyllur emocionalisht!
Në pritje të ëmbël për herë të dytë, Dafina zbulon gjininë e bebit
Pse ja vlen të blesh në Rossmann & Lala?
“Rashë në dashuri me zyshën,”, Vis Pupa tregon historinë e veçantë: Ishte shumë e bukur
Çfarë po paralajmëron? Rama: Protestuesit i pres deri më 12 qershor
TAGGED:Elvana Gjata

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “Të dua aq shumë sa nuk e them dot me fjalë”, Bora Zemani uron njeriun më të bukur në jetën e saj
Next Article Horoskopi 23 Nëntor 2023, çfarë kanë parashikuar yjet për sot

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Horoskopi 13 qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi Moti
June 13, 2026
Bllokohen Facebook dhe Instagram, probleme për përdoruesit në gjithë botën
Teknologji
June 12, 2026
Në disa zona priten reshje shiu, ja parashikimi i motit për sot
Moti
June 12, 2026
Fundjava rikthen reshjet e shiut/ Ja ‘surprizat’ e motit, temperaturat për nesër pritet të shënojnë…
Moti
June 11, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Komuniteti arbëresh në Siçili nderon Dua Lipën dhe Callum Turner me një dhuratë simbolike

June 9, 2026
Aktualitet

Zbulohet se cilën moderatore imitoi kryeministri Rama në Elbasan

June 9, 2026
Të famshëm

Selin Bollati i kthehet deputetes: Zegjineja më të rëndësishme paska rrjetet sociale se vendin e saj

June 9, 2026
Të famshëm

Pamje që nuk ishin parë kurrë/ Loredana dhe Karim Adeyemi zbulojnë ceremoninë e tyre sekrete

June 5, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?