Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Reading: Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2022 Foxiz News Network. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama
Aktualitet

Çfarë ka ndodhur me Vis Martinajn? Gazetari zbulon përgjigjen “top sekret” që ka Rama

Last updated: September 17, 2022 20:58
4 Min Read
SHARE

Policia e Shtetit duket se është drejt zgjidhjes shumë shpejt të çështjes së fatit të Ervis Martinajt. Të paktën kjo është pretenduar sot nga kryeministri Edi Rama i cili iu përgjigj interesit të gazetarëve duke thënë se duhet të tregohet pak durim.

“Duhet të keni pak durim për të marrë një përgjigje përfundimtare dhe do ta keni shumë shpejt. Një përgjigje e kemi pak a shumë që sot për Ervis Martinaj, por që Policia e Shtetit duhet të flasë me prova dhe shumë shpejt do ta kemi”-deklaroi kryeministri i Vendit, Edi Rama.

Lidhur me këto deklarata të Ramës, një reagim ka ardhur edhe nga gazetari Elton Qyno, i cili shprehet se përgjigja për fatin e Ervis Martinajt është në xhepin e Edi Ramës, ndërsa policia pret “habere” nga njerëzit e oborrit të qeverisë.

Lexo edhe:

Djali i Grida Dumës përlot me mesazhin për humbjen e babait
Paloka fyen gazetarët: (RKTK) Ropt ku ti keni, që nuk shikoni vjedhjen e zgjedhjeve
Shqiptari i merr jetën bashkëshortes para kalimtarëve— pret policinë i ulur: “E bëra atë që duhej”
Mësuesja e “Petro Ninit” kërkon ndihmën e shqiptarëve: Po më shuhen djemtë para syve nga sëmundja e rrallë

Gazetari Elton Qyno shkruan se “pra, ky zotëria aktualisht e ka një përgjigje definitive, mbi fatin e Ervis Martinaj. Por sa të vijnë dhe ca prova në tavolinë, atëherë do shprehet Policia e Shtetit, nëse Martini është gjallë apo ka vdekur.

Shikoni se gjatë kësaj kohe, mos i ndryshojnë provat rrugës kryeministrit.

Dukshëm që me deklaratën e parë në fushatën elektorale në Lezhë, me të dytën para policëve të Shtetit, dhe sot me të tretën, këtë ngjarje dhe këtë personazh të biznesit dhe botës së krimit në Shqipëri, e ka kthyer çështje personale.

Njësoj siç dikur ktheu Sali Berisha në personale emrin e Aldo Bares, duke sulmuar politikisht përmes emrit të Bares, zyrtarë të PS të asaj kohe. Njësoj edhe Rama sot ka kthyer në personale emrin e Ervis Martinit, duke sulmuar politikisht segmente të caktuara të PD-së.

Njëherësh personalizimi vjen edhe për faktin se Martini dihet tashmë publikisht, që është kundër njerëzve të oborrit, me të cilët Rama ulet çdo ditë dhe flet për plane biznesi dhe baste sportive.

Gjallë apo vdekur Ervis Martini, kjo nuk ka shumë rëndësi për Ramën. Ai që sot e tha, se përgjigja definitive, e cila i jep fund spekullimeve, është në xhepin e tij.

Por do bëhet publike sa të sjellin dhe ca prova tek Rama, njerëzit e oborrit që janë koordinatorë politikë tek Grupet Kriminale. Se realisht këtë ngjarje, po e hetojnë paralelisht biznesmenët e oborrit dhe policia. Por me sa duket, kjo e fundit përparimin e hetimeve, e ka shumë të ngadaltë në këtë drejtim. Policia ushqehet me infot e fundit nga njerëzit e oborrit të Ramës.

Avdylët e Shijakut, kanë të njëjtën përgjigje që ka dhe mban në xhep sot, Edi Rama. Policia jonë, di çfarë i thonë ata. Kur ti thonë ata që dil e thuaje kështu, do e thotë policia. Por sido që të jetë puna, në të dyja variantet si gjallë apo si vdekur, policia nuk di asnjë nga autorët.

Policia sot për sot, ka një përgjigje jo publike për gjithçka çfarë ka ndodhur me Ervis Martinin. Por s’di kush janë autorët e vrasjes ose anasjelltas inskenimit. Nëse do na thotë një version, duhet të na thotë dhe autorët. Rama dhe Patronazhistët e tij, i dinë të gjitha. Madje dhe targën e makinës së Drejtorit të Basteve” shkruan ai.

Tentuan t’i rrëmbenin vajzën pak ditë më parë/ Dedektivja Shkënda Lili reagon publikisht, flet për ngjarjen

Çfarë po ndodh sot me monedhat e huaja? Ja me sa po blihen dhe shiten dollari dhe euro

Edi Rama niset për në SHBA, do marrë pjesë në dasmën e Aleks Soros, djalit të George Soros

Kursi i këmbimit 12 qershor 2025, me sa shiten dhe blihen sot euro dhe dollari

Kush është ministri i Ramës që po hetohet? SPAK zbulon detajet e forta! A do arrestohet?

TAGGED:Policia e Shtetit

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Ndjekësit i kërkojnë Einxhel Shkirës të mos publikojë foto me barkun e rrumbullakosur, si përgjigjet moderatorja
Next Article Humbet një gjë dhe fiton një tjetër, çfarë kanë rezervuar sot yjet për 12 shenjat e horoskopit

Stay Connected

235.3kFollowersLike
69.1kFollowersFollow
11.6kFollowersPin
56.4kFollowersFollow
136kSubscribersSubscribe
4.4kFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Ndarja nga Gerd Vaso pas shumë vitesh martesë, Enada Hoxha ka një mesazh për tradhtinë
Të famshëm
June 15, 2025
Sot ‘Dita e Babait’, si lindi festa që nderon figurën atërore
Kuriozitete
June 15, 2025
Selvija e Shpatit nuk gjënë qetësi edhe pas ndarjes
Të famshëm
June 15, 2025
Eksperti zbulon gabimet me kondicionerin në verë: Po paguani më shumë pa arsye
Teknologji
June 15, 2025

Lexo edhe:

Sociale

“Pa tym, por jo pa rrezik” – IQOS po mashtron duhanpirësit me premtimin e rremë të sigurisë

June 11, 2025
Aktualitet

Akuzat e ngritura ndaj tij, ja çfarë vendosi Gjykata për hoxhën Ahmet Kalaja

June 11, 2025
Aktualitet

15 vjeçari ngacmon seksualisht gjyshen, dhunon fizikisht babain! Zbulohen gjestet që bën

June 11, 2025
Aktualitet

Po shkonte në punë, 21-vjeçari shqiptar aksidentohet dhe humb jetën

June 11, 2025
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2025 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?