Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: “Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Kulturë > “Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve
Kulturë

“Beteja e vetme që nuk e fitoi dot!”, vajza e Mirush Kabashit mes lotësh: Do na mungojë të gjithëve

Last updated: December 6, 2023 21:26
5 Min Read
SHARE
Banner

Mjeshtri i madh dhe artisti i pazëvendësueshëm, Mirush Kabashi është përcjellë ditën e sotme për në banesën e fundit, pas mbajtjes së homazheve në Muzeun Kombëtar në Tiranë.

Aktori i mirënjohur dhe gjeniu i skenës u nda nga jeta në orët e para të mëngjesit të së martës (5 Dhjetor) në një spital privat, ku ishte shtruar pas komplikacioneve shëndetësore.

Mirush Kabashi luftonte me sëmundjen e rëndë prej 5 vitesh, por nuk ka arritur dot ta fitojë betejën, duke ndërruar jetë në moshën 75-vjeçare.

Lexo edhe:

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”
Promovohet libri i akademikut Vasil S. Tole për Laver Bariun dhe trashëgiminë e sazeve
“Pa fjalime, pa medie, pa lule, afër varrit të gruas sime Shpresës” – Testamenti i Rexhep Qosjes

Nga Muzeu Kombëtar ku u mbajtën homazhet në nder të tij, vajza e artistit të ndjerë Mendi Kabashi, u shpreh se i ati nuk e priste vdekjen dhe se kjo ishte beteja e parë që aktori ka humbur në jetë. Ajo rrëfeu se ende e ndjen kudo praninë e tij dhe se e ka të vështirë të pranojë ikjen e tij.

“Është akoma e pabesueshme për ne. Ai ishte mësuar t’i fitonte të gjithë betejat e tij, por nuk ia doli me këtë të fundit. E ndjej kudo akoma, e kam të vështirë ta pranoj ikjen e tij, e di që nuk do iki sepse ka lënë një vepër të madhe. I jemi shumë mirënjohës të gjithëve, sidomos publikut të thjeshtë që ai e donte shumë edhe i vlerësonte njerëzit. Na u desh ta ndanim midis publikut të thjeshtë, skenës, artit të tij që nuk ishte më profesion, por jeta e tij. Edhe në shtëpi përsëriste gjithë kohës duke përsëritur tekstet e tij.

Shkëputej, ishte aty me ne, na dedikonte kohë patjetër, me mamin ka qenë gjithmonë shumë afër, nuk ishte njeriu i kafeneve e lokaleve, ishte njeriu i fjalëve të pakta, përzgjidhte ku shkonte dhe e dilte shumë në skenë sepse nuk donte të bëhej bajat. Nuk ngjitej në çdo skenë, përveçse atyre që i përkonin vlerave dhe parimeve të tij. Kishte parime të forta, idealist, më i fortë se ideali vetë.

Edhe për mua, për shumë kohë, ishte e vështirë të kuptoja se si është e mundur që njeriu arrin të bëjë një kompromis diku, dikur në një situatë, por ai jo. I vetmi kompromis që ka bërë në jetë, karakterin e hekurt që kishte, thyhej përpara time bije si gjysh Mirushi ishte tjetër gjë, me ne e mbajti karakterin e hekurt, megjithëse kishim biseda e ishte sportist, flisnim si shokë, na bisedonte dhe shkëmbenim mendime. Unë jetoj larg dhe bisedat telefonike kemi konsumuar”, tha vajza e Mirush Kabashit.

Mendi Kabashi tregoi se aktori së fundmi kishte bërë një kurë, por pati një komlikim dhe ndërroi jetë.

Ajo rrëfeu se dy javët e fundit i kanë kaluar në spital, por theksoi se Mirush Kabashi nuk e priste vdekjen pavarësisht se kishte disa vite që ishte në betejë me sëmundjen.

“E vërteta është që ai nuk e mendonte se do vinte kaq shpejt kjo ditë, për ne ishte e papritur edhe pse ai vuante nga një sëmundje e rëndë për 5 vite.

Luftoi, por kjo me vdekjen erdhi papritur, edhe pse ne e dinim që do të vinte, nuk je asnjëherë i përgatitur për këtë ditë.

Pati projekte të lënë në mes, erdhi nga një kurë që bëri tani së fundmi dhe për fat të keq një komplkim ndodhi dhe vdiq në spital.

Kam pasur shumë biseda me të, dy javët e fundit i kam kaluar me të, për fat të keq jo ashtu siç deshëm ne ta shihnim, ishim në spital. Ai me të vërtetë e vlerësonte privatësinë e tij dhe e kishte të shenjtë.

Mësimi më i madh që na ka dhënë është të luftos fort, të jesh i drejtë dhe të mos bësh compromise në jetë, ai ishte i madh dhe përkushtohej në gjërat më të vogla me pasionin më të madh. Ishte njeri i madh”, tregoi ajo mes lotësh.

Hapet Programi i Parë i Internshipeve për Kineastët e Rinj dhe do të ndërtohet zona e re e Studiove Filmike në Shqipëri
Më shumë se thjesht pjesëmarrje: Shqipëria ‘pushton’ Berlinin dhe thyen tabutë e kinematografisë!”
Plisi shqiptar në UNESCO, peticion online për simbolin e identitetit shqiptar
Ben Blushi: Si më vodhi botuesja ime
Romë/ Çmimi “Fjala e Artë” bashkon Italinë, Shqipërinë dhe Emiratet – Nderohet Zv. Ambasadori i EBA, Khalid Aljarman
TAGGED:Mirush kabashi

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Flet drejtori i burgjeve, si po trajtohen Naim Murseli dhe 2 të tjerët në paraburgim?
Next Article Porositi vrasjen e bashkëshortes, gazetarja e njohur zbulon detaje nga sjelljet e Naimit pas ekzekutimit të Liridonës

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Vëllai i Gerti Bogdanit kujton ish-deputetin dy vite pas vdekjes: Dritë të pastë shpirti, vëlla
Të famshëm
September 19, 2026
Monedhat e huaja vijojnë rënien, ja sa shkon kursi për euron dhe dollarin
Ekonomi
September 19, 2026
Horoskopi 19 shtator 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj
Horoskopi
September 19, 2026
Vranësira dhe reshje të dobëta në verilindje e lindje, ja moti për ditën e sotme
Moti
September 19, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Nderimi i Lasgush Poradecit në Vjenë ndez polemika, e bija denoncon përjashtimin nga ceremonia zyrtare

February 1, 2026
Kulturë

Ndërron jetë aktori i njohur Fitim Makashi, babai i Redon Makashit

February 1, 2026
Kulturë

Nëna e Shpat Kasapit flet mes dhimbjes dhe lotëve për humbjen e të birit!

December 2, 2025
Kulturë

Rikthehet “Mbrëmja e Mirësisë – The Orange Night”

November 27, 2025
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?