Edhe pas daljes nga “Për’puthen”, Beart Rexhepi vazhdon të jetë në vëmendjen e publikut. Ish-konkurrenti është shumë aktiv në rrjete sociale, ku së fundmi ka zhvilluar një bashkëbisedim me ndjekësit në Instagram. Ndër të tjera ai është pyetur edhe për lidhjet romantike.
“A mendoni se dy akrepë shkojnë bashkë?” e pyet një fans, duke iu referuar shenjës së horoskopit.
Kaq është dashur që Bearti të na tregojë më shumë për marrëdhienet në jetën e tij teksa përgjigjigjet: “Nuk kam pasur eksperienca të këqija me akrepë të tjerë. Por është shumë intensive”.
Kujtojmë se i riu nga Kosova “pushtoi” mediat rozë që kur u lidh jashtë programit të dashurisë me Tea Trifonin e deri kur u nda me të.