Pak ditë më parë Amarda Toska dhe Ermal Mamaqi festuan 11-vjetorin e martesës. Në llogaritë e tyre në “Instagram”, ata ndanë me ndjekësit foto mjaft të ëmbla me njëri-tjetrin, ku i dedikonin edhe fjalë të bukura.
Çifti që ka edhe dy fëmijë, Joelin dhe Sina, u përfol se po presin që të bëhen me një bebe tjetër. Këto dyshime lindën pasi fansat panë fotot e Amit në rrjetet sociale.
Madje edhe gjatë pushimeve, Ami pozonte pas Ermalit ose me një çantë para barkut për ta fshehur atë, e si pasojë ndjekësit menduan se ajo po fsheh detajin e rëndësishëm.
Por kjo nuk është aspak e vërtetë. E këtë e ka zbuluar vetë Amarda në një intervistë për “Prive”. Duket se ata të dy janë të plotësuar me djalin dhe vajzën dhe tani për tani nuk po mendojnë për zgjerimin e familjes.