Adelina Tahiri ka reaguar ashpër në emisionin “Kosova Live” në T7, duke kritikuar kolegen Adelina Ismaili, e cila pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, po atë natë e mbajti koncertin e saj pa e përmendur artistin e ndjerë.
“Unë e përgëzoj për arritjet sukseset, por atë natë në koncert është dashtë të mbaj të paktën një minutë heshtje, një fjalim i shkurtër… s’po them ta anuloj koncertin larg asaj, po të kishte vetëm diçka aty. E mjerueshme që nuk e ka kujtuar fare,” tha Tahiri.
Sakaq, komuna e Çairit e shpalli kete te sotmen ditë zie për ndarjen nga jeta të këngëtarit të njohur Shpat Kasapi. Lajmin e ka bërë të ditur kryetari i komunës, Izet Mexhiti, i cili theksoi se vendimi u miratua në mbledhjen e 4-të të jashtëzakonshme të Këshillit të Komunës.
Sipas Mexhitit, dita e hënë, 1 dhjetor 2025, do të jetë ditë zie në territorin e Komunës së Çairit, në nderim të artistit që la gjurmë të rëndësishme në skenën muzikore shqiptare.
Të martën, më 2 dhjetor, në orën 13:00, në Teatrin Shqiptar në Shkup do të organizohet mbledhja komemorative ku qytetarët, miqtë dhe artdashësit do të mund të shprehin respektin dhe nderimin për Shpat Kasapin. Po ashtu, libri i ngushëllimeve do të jetë i hapur nga e marta deri të premten në ambientet e teatrit.
Vendimi për shpalljen e ditës së zisë do të hyjë në fuqi pas publikimit në Fletën Zyrtare të Komunës së Çairit


