Ish missi Valbona Selimllari ka qenë ditën e sotme në një lidhje live në një emision televiziv ku ka folur për praninë e saj mbrëmë në shtëpinë e “Big Brother VIP 5”, ku ishte pjesë e jurisë së spektaklit të “Miss & Mister”.
“Jemi kënaqur, o sa shumë jemi kënaqur. Ishin aq të mirë të gjithë. Në fund fare ju thashë po shijojeni këtë gjë, se më del ndonjëherë në ‘Instagram’ ndonjë debat. U thashë shijojeni, gëzojeni se është një marrëdhënie e bukur që krijoni me njëri-tjetrin, pse jo”, Valbona.
Ndërsa e pyetur nga moderatorja Sidorela Gjoni nëse do bëhej ndonjëherë banore e shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Valbona u përgjigj me ‘jo’.

