Ditën e sotme vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme.
Sipas SHMU, moti parashikohet me alternime kthjellimesh afatshkurtra e të herëpashershme dhe vranësirash mesatare deri të dendura.
Temperaturat maksimale do të shkojnë deri në 33 gradë celsius.
Reshjet e shiut parashikohen të herëpashershme me intensitet të ulët në pothuajse të gjithë vendin, ndërsa hera-herës kryesisht në orët e pasdites parashikohen shtrëngata afatshkurta me shkarkesa elektrike, dhe breshër, kryesisht në zonën lindore.
Era me drejtim kryesor veriperëndim -juglindje me shpejtësi mesatare 5 m/s, ndërsa në male, lugina dhe bregdet hera-herës deri 11m/s.
Valëzim në det të forcës 1-3 ballë.
