Vetëm pak kohë pas aludimeve për një ndarje të mundshme nga Sarah Berisha, DJ PM është rikthyer në qendër të vëmendjes për jetën e tij sentimentale.
Në rrjetet sociale po qarkullon një fotografi, për të cilën pretendohet se personi që shfaqet gjatë pushimeve në krah të një vajze është pikërisht DJ PM. Dy personat duken mjaft të afërt, teksa qëndrojnë të përqafuar në një ambient bregdetar.
Pamja ka marrë vëmendje edhe për shkak të zhvillimeve të javëve të fundit. Prej kohësh është përfolur për një krizë apo fund të marrëdhënies së PM me Sarah Berishën, veçanërisht pasi u vu re se dyshja nuk ndiqej më në Instagram.
Asnjëri prej tyre nuk ka bërë një konfirmim të drejtpërdrejtë për ndarjen. Megjithatë, një postim i DJ PM me frazën “Edhe mungesa e një përgjigjeje është përgjigje” u interpretua në rrjet si një mesazh që mund të lidhej me situatën mes tyre.
Mes këtyre aludimeve, në skenë doli edhe emri i Almedina Ismajlit, motrës së modeles Arbenita Ismajli.
Shkak u bënë disa lëvizje në Instagram. U raportua se PM kishte nisur ta ndiqte Almedinën, ndërsa kjo e fundit kishte shpërndarë më herët në InstaStory një postim të DJ-t nga një pishinë në Prishtinë. Kaq mjaftoi që në rrjet të lindnin dyshime për një afrim mes tyre.
Tashmë pretendohet se vajza që shfaqet e përqafuar me DJ PM në fotografinë e re është pikërisht Almedina Ismajli, megjithëse identiteti i saj nuk mund të konfirmohet vetëm nga pamja që po qarkullon.
Deri më tani, as DJ PM dhe as Almedina Ismajli nuk kanë konfirmuar publikisht se mes tyre ekziston një lidhje sentimentale.
Ndaj fotografia shton edhe më shumë pikëpyetjet, por për momentin historia mbetet në nivelin e aludimeve.

