Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Nga zgjedhja e emrit, emocionet e para pas lindjes dhe përkujdesi ndaj djalit: Rrëfehen princ Leka dhe Blerta Celibashi Zogu
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Të famshëm > Nga zgjedhja e emrit, emocionet e para pas lindjes dhe përkujdesi ndaj djalit: Rrëfehen princ Leka dhe Blerta Celibashi Zogu
Të famshëm

Nga zgjedhja e emrit, emocionet e para pas lindjes dhe përkujdesi ndaj djalit: Rrëfehen princ Leka dhe Blerta Celibashi Zogu

Last updated: August 20, 2026 16:59
5 Min Read
Screenshot
SHARE
Banner

Princ Leka dhe Princeshë Blerta Celibashi Zogu kanë rrëfyer emocionet dhe përjetimet e tyre pas ardhjes në jetë të djalit, Aleksandrit, duke folur për momentet e para si prindër dhe për jetën e tyre të re familjare. Intervista është dhënë për revistën “News Bomb”, ndërsa Vip Magazine sjell për ju disa pasazhe të shkëputura nga kjo intervistë e parë tashmë si familje.

Duke folur për momentin e lindjes së të birit, Princeshë Blerta ka treguar emocionet e forta që përjetoi teksa priste ta mbante për herë të parë në krahë.

“Mbaj mend që ndiqja me lot në sy çdo lëvizje të stafit mjekësor derisa ma sollën pranë. Atë moment ndjeva lëkurën e butë të Aleksandrit dhe kuptova se çfarë ishte lumturia. Nuk ekzistonte më as lodhja, as frika, e asgjë tjetër shqetësuese. Kishte vetëm një ndjenjë të thellë mirënjohjeje që ai kishte ardhur në jetë shëndoshë dhe se më në fund mund ta mbaja në krahë. Është ai moment kur e kupton se zemra jote do të rrahë përgjithmonë edhe jashtë trupit tënd.”

Lexo edhe:

Videot intime të personazheve publike, Agron Llakaj: Është jashtë çdo imagjinate, shumë e rëndë
Modelja Endi Demneri dhe Krenar Çoçaj bëhen prindër për herë të parë
New York City shpallet sërish qyteti më i mirë në botë
Biseda me Monika Lubonjën, Ema Andrea zbulon gjendjen e aktores pas videove intime!
Screenshot

Princ Leka ka folur për mënyrën se si ai dhe Blerta ndajnë kujdesin për të porsalindurin, duke theksuar rëndësinë e përfshirjes së babait në këtë periudhë.

“Mendoj se nuk është turp të kujdesesh për fëmijën tënd, sidomos kur është i porsalindur. Unë nuk hezitoj t’ia ndërroj pelenën, ta vë në gjumë apo ta mbaj në krah kur Blerta nuk mundet, madje i bëj këto edhe kur ajo mundet. Sot për disa baballarë vijon të jetë tabu kujdesi ndaj një të porsalinduri, por kush nuk e bën, ta dijë se po humbet një nga eksperiencat më të mrekullueshme të jetës.”

Në një tjetër pasazh, Princ Leka ka folur për marrëdhënien me Princeshë Blertën dhe momentet që ndajnë gjatë kujdesit për djalin.

“Zgjohemi të dy, Blerta kujdeset për të voglin, e unë për Blertën. Ndoshta ajo nuk ka gjithmonë nevojë për mua, por të them të drejtën e shijoj kur shoh atë marrëdhënie aq të bukur nënë e bir.”

Çifti ka folur gjithashtu për zgjedhjen e emrit të djalit, Aleksandër, duke shpjeguar lidhjen e tij me historinë dhe traditën familjare.

“Emrat kanë rëndësi, sepse mbartin histori, identitet dhe vazhdimësi. Ne e kishim menduar prej kohësh emrin Aleksandër. Dëshironim që emri të ishte vazhdimësi e traditës së familjes mbretërore, por nuk donim që ta quanim Leka III, kështu që zgjodhëm versionin europian të shkruar në shqip të emrit tim dhe të babait: Aleksandër. Ishte zgjedhja më e natyrshme, sepse Leka është forma tradicionale shqipe e emrit Aleksandër. Në një farë mënyre, është i njëjti emër, thjesht në dy forma të ndryshme. Kështu ruhet vazhdimësia e traditës familjare, por njëkohësisht i jepet edhe identiteti i tij i veçantë. Zgjodhëm edhe drejtshkrimin shqiptar, Aleksandër me “ks” dhe “ë”, sepse donim që emri i tij të ishte në formën e gjuhës sonë.”

Një moment veçanërisht emocionues për familjen ka qenë takimi i Geraldinës me vëllanë e saj të vogël. Princ Leka ka rrëfyer emocionet që përjetoi kur pa marrëdhënien e parë mes dy fëmijëve.

“Geraldina ishte me pushime me mamanë e saj kur lindi Aleksandri dhe, në ditën që u kthye në Tiranë, gjëja e parë që kërkoi me insistim ishte të takohej me vëllanë e saj. Takimi mes të dyve më bëri të përlotesha, kur shihja që vajza i këndonte ninulla dhe shqetësimin që kishte kur e dëgjonte që qante. Për ne është e rëndësishme që ata të rriten jo vetëm si motër e vëlla, por si miq të mirë. Tani jam i lumtur që ata kanë njëri-tjetrin.”

Agron Llakaj reagon për videot intime të Adi Hilës, zbulon detajin e çuditshëm
Emri i emisionit të Luiz Ejllit ndez debat në rrjet: Live, por jo live?
Eli Fara reagon për herë të parë për videot intime që u shpërndanë në rrjet
Eli Fara rrëfen momentin e saj më të çuditshëm në një dasmë: Dola jashtë, mora makinën dhe u largova
U përfol si opinioniste e Big Brother Vip, Alketa Vejsiu reagon për herë të parë
TAGGED:KryesorePrinc lekaPrinceshe Blerta Celibashi Zogu

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article “03:47” kalon në tregun botëror, Aldo Sulollari shënon një sukses të ri për letërsinë shqiptare
Next Article 3 shenjat e zodiakut që dinë t’i mbajnë sekretet

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Alarm i madh në llogaritë e Raiffeisen Bank, shqiptarët vidhen masivisht! Qindra ankesa
Ekonomi
October 4, 2026
Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës pret për herë të parë Forumin e Aeroporteve Rajonale të Këshillit Ndërkombëtar të Aeroporteve për Evropën
Aktualitet
October 3, 2026
Zhvillohet në Tiranë Kongresi i Forza Italia për Ballkanin
Aktualitet
October 3, 2026
Dalin të tjera video intime të Hilës, shfaqet me këngëtarin e njohur në skena…
Aktualitet
October 3, 2026

Lexo edhe:

Të famshëm

Aksidenti tragjik i mori jetën të miturit, Petri Bozo kërkon leje për të shkuar në Tajlandë për “Miss Globe”

October 2, 2026
Të famshëm

Skandali me videot, flet këngëtari i njohur. Zbulon çfarë i tha kompozitori Adi Hila

October 2, 2026
Të famshëm

Dalin pamjet mes Hatit dhe Gys Agasit? Ajo reagon menjëherë

October 2, 2026
Të famshëm

Videot intime, Eli Fara dëshmon në polici: Nuk i ka shpërndarë Adi Hila

October 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?