Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit, misteri i 830 mijë paundëve
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit, misteri i 830 mijë paundëve
Aktualitet

Krimi që tronditi Roskovecin, flet për herë të parë ish-partnerja e Refit Buzit, misteri i 830 mijë paundëve

Last updated: July 27, 2026 09:02
6 Min Read
SHARE
Banner

Ngjarja tragjike që tronditi Roskovecin tre ditë më parë vijon të mbetet në qendër të hetimeve, ndërsa grupi hetimor pritet të marrë sërish në pyetje 24-vjeçaren Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi, pasi ky i fundit vrau babanë e saj dhe plagosi rëndë nënën, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë. Burime pranë hetimit bëjnë me dije se dëshmia e parë e të resë nuk ka ndihmuar në sqarimin e motiveve që dyshohet se çuan 35-vjeçarin të kryente krimin e rëndë dhe më pas të vetëvritej, pas rreth 10 orësh negociata me Policinë dhe forcat RENEA për t’u dorëzuar. Sipas të njëjtave burime, Rozalinda Plaka, menjëherë pasi u la e lirë nga autori, ka përshkruar vetëm ngjarjet që ndodhën në banesë në mëngjesin e 24 korrikut.

Në gjendje të rënduar psikologjike, ajo ka deklaruar se ishte në gjumë kur dëgjoi zhurma në shtëpi. Kur u zgjua, pa Refit Buzin në dhomën e saj, të armatosur me një armë gjahu. “Më kërcënoi të shkoja në makinë me të dhe ta ndiqja nga pas”, ka deklaruar ajo para hetuesve. 24-vjeçarja ka treguar gjithashtu se në ato momente nuk e kuptoi menjëherë se çfarë kishte ndodhur në banesë. “Pashë vetëm babanë të shtrirë në kuzhinë, ndërsa nënën nuk arrita ta shihja”, mësohet të ketë dëshmuar ajo.

Sa i përket motiveve të ngjarjes, përfundimit të marrëdhënies së saj me Refit Buzin, si edhe pretendimeve të këtij të fundit se i kishte dërguar nga Anglia 830 mijë paund për t’ia ruajtur dhe që nuk i ishin kthyer, 24-vjeçarja nuk ka dhënë shpjegime. Për këtë arsye, grupi hetimor pritet ta marrë sërish në pyetje në vijim të hetimeve. Ngjarja e rëndë ndodhi mëngjesin e 24 korrikut në fshatin Vidhisht të Roskovecit.

Lexo edhe:

Qeveria numëron PPP-të, administrata numëron dosjet!
Skandal me sallamin në dyqanet Conad, thirrje konsumatorëve ta kthejnë mbrapsht! Është serioze
Përplasja me Eduard Kuçin, Gjykata jep vendimin për Jozin!
Përgjigje për Ben Blushin/ Kinemaja shqiptare po hyn ne “lule të rinisë”

Si pasojë e sulmit humbi jetën Kosta Plaka, ndërsa bashkëshortja e tij, Belere Plaka, mbeti e plagosur rëndë dhe ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Pas ngjarjes, autori i dyshuar, 35-vjeçari Refit Buzi, u vetëvra brenda automjetit të tij, duke refuzuar të dorëzohej pavarësisht negociatave me Policinë dhe forcat RENEA, të cilat zgjatën rreth 10 orë.

Si ndodhi krimi?

Krimi i rëndë që tronditi Roskovecin paraditen e 24 korrikut vijon të hetohet, ndërsa grupi hetimor po verifikon të gjitha pistat që mund të kenë çuar në ngjarjen tragjike. Sipas të dhënave të deritanishme, 35-vjeçari Refit Buzi qëlloi me armë zjarri ndaj ish-vjehrrit të tij, Kosta Plaka, i cili humbi jetën në vend. Gjatë sulmit mbeti e plagosur rëndë edhe ish-vjehrra e tij, Belere Plaka, e cila ndërroi jetë disa orë më vonë në spital. Pas krimit, Buzi mori peng ish-partneren e tij dhe u izolua për disa orë, ndërsa zona u rrethua nga forcat e Policisë dhe RENEA-s. Në përfundim të operacionit, ai refuzoi të dorëzohej dhe u vetëvra brenda automjetit të tij.

Një nga pistat që po shqyrtohet nga hetuesit lidhet me refuzimin e 24-vjeçares për t’u rikthyer në marrëdhënie me ish-partnerin. Dy të rinjtë kishin bashkëjetuar në Tiranë, ku e reja ishte studente në degën e Infermierisë. Sipas familjarëve të saj, mes tyre kishte një diferencë të konsiderueshme moshe. Ata ishin fejuar dhe kishin jetuar së bashku për një periudhë, por më pas 24-vjeçarja vendosi t’i jepte fund lidhjes për arsye që ende nuk janë bërë të ditura. Të afërmit e saj pretendojnë se pas ndarjes, Refit Buzi e kërcënonte vazhdimisht me armë, duke e detyruar të ndërpriste studimet dhe të kthehej në fshatin e lindjes.

Sipas tyre, 35-vjeçari ishte arrestuar disa herë dhe, së fundmi, ndodhej në masën e sigurisë “arrest në shtëpi”. Ndërkohë, prindërit e autorit paraqesin një version tjetër të konfliktit. Ata pretendojnë se mosmarrëveshja me familjen e ish-bashkëjetueses kishte në qendër një çështje financiare. Sipas tyre, 35-vjeçari kishte dërguar para nga Anglia gjatë kohës që jetonte me të renë dhe, pas ndarjes, kishte kërkuar kthimin e shumës, por kjo kërkesë nuk ishte pranuar. Babai i autorit thotë se pikërisht në atë moment marrëdhëniet mes dy familjeve nisën të përkeqësoheshin. “Ka pasur konflikte me familjen e vajzës, por saktë nuk i dimë gjërat.

Që kur ka ardhur, që u kthye sepse ishte jashtë, kishte dërguar disa lekë. I kishte dërguar në emër të saj. Kur kthehet që andej i kërkon ato lekë, që atje u shkatërruan, por nuk i di muhabetet e sakta. Që ato ditë u prish muhabeti. Ajo sa herë që vinte këtu na thoshte që të mos u tregonim prindërve të saj. Vinte fshehtas. Vinte pa lejen e prindërve, takohej me Nertilin. Edhe para se të hapej ky muhabet”, ka deklaruar babai i 35-vjeçarit.

Kthesa e papritur, policia shqiptare merr vendimin ekstrem edhe për Eduart Kuçin! Zbardhet dëshmia
Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? Ja sa shitet dhe blihet euro dhe dollari për ditën e sotme
Përfituesit dhe kush përjashtohet nga legalizimi për pronat para viteve ’91: Kadastra hap aplikimin online
7 ushqime që prishen shpejt edhe në frigorifer! Gabimet që bëjmë dhe mënyrat për t’i mbajtur të freskëta më gjatë
Zbulohen akuzat që rëndojnë ndaj Joz Markut pas arrestimit, sa vite burg rrezikon?
TAGGED:Refit BuziRozalinda Plaka

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article 3 shenjat e horoskopit që pritet të kenë zhvillime pozitive financiare para fundit të korrikut
Next Article Julian Deda prek me dedikimin për babain e ndjerë Zef Deda: Më mungon pa fund, je më i miri Babo

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Nga marsi 2027, nisin fluturimet direkte mes Tiranës dhe Luksemburgut
Vip Travel
September 10, 2026
Ja 5 shenjat e horoskopit që nuk japin mundësi të dyta pas tradhtisë…
Horoskopi
September 10, 2026
“Kjo nuk është lamtumirë”, Stresi paralajmëron për një tërheqje nga muzika
Të famshëm
September 10, 2026
“Vjen nga bota e muzikës”, Bojken Lako flet për herë të parë për partneren
Të famshëm
September 10, 2026

Lexo edhe:

Aktualitet

Dhunoi Edi Kuçin, Policia merr vendimin drastik ndaj Joz Markut

September 5, 2026
Aktualitet

Aeroporti i Tiranës kryeson rajonin, 6 milionë pasagjerë në gjashtë muaj

September 4, 2026
Ekonomi

Pas SPAR-it, Xhevdet Rexhepi ble edhe Eco Market nga vëllezërit Duka

September 4, 2026
Ekonomi

Çfarë po ndodh me monedhat e huaja? “Hidhini një sy” këmbimit valutor për sot

September 4, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?