Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Leximi: Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • My Bookmarks
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Moti > Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën
Moti

Një tjetër ‘Super El Nino’ pritet të godasë botën, shkencëtarët po testojnë në zgjidhje kontroverse për të ftohur Tokën

Last updated: July 11, 2026 07:53
3 Min Read
SHARE

Shkencëtarët paralajmërojnë se një “Super El Nino” mund të zhvillohet në vitet e ardhshme dhe mund të jetë ndër më të fuqishmit të dekadave të fundit, duke rritur rrezikun për valë ekstreme të të nxehtit, zjarre masive, thatësira dhe përmbytje në shumë pjesë të botës.

Përballë këtij skenari, një studim i ri i publikuar në revistën shkencore Science Advances ka shqyrtuar një ide shumë të debatueshme: përdorimin e gjeoinxhinierisë diellore për të zbutur ndikimin e fenomenit.

Studiuesit nga Scripps Institution of Oceanography analizuan një teknikë të njohur si “ndriçimi i reve detare”. Metoda konsiston në spërkatjen e grimcave në retë mbi oqean, në mënyrë që ato të reflektojnë më shumë rrezet e diellit drejt hapësirës dhe të ulin përkohësisht temperaturën e sipërfaqes së Tokës.

Lexo edhe:

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ja parashikimi i motit për sot!
Rikthehet i nxehti afrikan: Në fundjavë termometri arrin 40 gradë
Pasdite shi dhe shtrëngata, mësoni parashikimin e motit për sot
Kushte atmosferike të qëndrueshme/ Parashikimi i motit, 5 korrik 2026

Për shkak të rreziqeve të mundshme, studiuesit nuk kryen eksperimente në botën reale. Në vend të kësaj, ata përdorën modele klimatike të bazuara në zjarret masive që përfshinë Australinë gjatë viteve 2019-2020. Tymrat nga ato zjarre krijuan re më reflektuese, të cilat ndihmuan në ftohjen e Paqësorit dhe kontribuuan në krijimin e kushteve të ngjashme me fenomenin La Nina.

Sipas simulimeve, nëse kjo teknikë do të përdorej në fazat e hershme të një Super El Nino, ajo mund të reduktonte deri në 40 për qind ndikimet më të rënda të këtij fenomeni dhe të forconte efektet ftohëse të La Ninës.

Megjithatë, vetë autorët e studimit theksojnë se nuk po rekomandojnë zbatimin e kësaj teknologjie, por vetëm hapjen e rrugës për kërkime të mëtejshme.

“Ky është vetëm një provim koncepti. E vetmja gjë që kemi treguar është se ia vlen të studiohet më tej,” tha klimatologia Kate Ricke, një nga autoret e studimit.

Ekspertë të tjerë paralajmërojnë se teknologjia për ta zbatuar këtë metodë ende nuk ekziston në shkallën e nevojshme dhe se pasojat mund të jenë të paparashikueshme. Disa druhen se ndërhyrja në klimë mund të shkaktojë një La Nina shumë më të fortë se çdo rast i regjistruar më parë, me pasoja të rënda si reshje ekstreme, përmbytje dhe thatësira në rajone të ndryshme.

Përveç sfidave teknike, mbeten edhe dilema etike: kush do të vendoste nëse një teknologji e tillë duhet të përdoret dhe nëse ajo do të largonte vëmendjen nga objektivi kryesor – ulja e emetimeve të gazeve serrë që po nxisin ngrohjen globale.

Shkencëtarët bien dakord se, për momentin, zgjidhja më e sigurt për frenimin e ndryshimeve klimatike mbetet reduktimi i ndotjes dhe emetimeve, ndërsa gjeoinxhinieria konsiderohet ende një fushë eksperimentale që kërkon shumë më tepër studime përpara se të merret në konsideratë për përdorim praktik.

Korriku përvëlues, Porja: Do thyhen rekordet e qershorit, temperaturat mund të arrijnë deri në 43 gradë
Shmangni orët e pikut, sot mot i nxehtë me temperatura deri në 39 gradë
Temperaturat në Shqipëri kulmojnë në 40°C, korriku vjen më i freskët
Mot i qëndrueshëm, si pritet të jenë temperaturat
Njihuni me parashikimin e motit për ditën e nesërme/ Zbuloni sa do të arrijnë temperaturat ‘afrikane’
TAGGED:moti

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon shenjat më me fat të zodiakut për javën e ardhshme

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Kujdes më 12 dhe 13 korrik! Astrologia zbulon shenjat më me fat të zodiakut për javën e ardhshme
Horoskopi
July 11, 2026
Kur klienti të nxjerr karton të kuq
Vip Travel
July 11, 2026
Pritjes së ëmbël i erdhi fundi! Princ Leka dhe Blerta Celibashi bëhen prindër, vjen në jetë djali i tyre Aleksandër
Të famshëm
July 10, 2026
“Të dua ba”/ Aktori i njohur shqiptar humb të atin, ja dedikimi prekës në lamtumirën e fundit
Të famshëm
July 10, 2026

Lexo edhe:

Moti

Vijon vala e të nxehtit! Termometri shënon 39°C këtë të diel

June 21, 2026
Moti

Kushte atmosferike relativisht të qëndrueshme, ja sa do të jenë temperaturat

June 17, 2026
Moti

Java nis me mot të qëndrueshëm, sa do jenë temperaturat

June 15, 2026
HoroskopiMoti

Horoskopi 13 qershor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

June 13, 2026
Show More
//

We influence 20 million users and is the number one business and technology news network on the planet

Sign Up for Our Newsletter

Subscribe to our newsletter to get our newest articles instantly!

Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip-magazine.al All Rights Reserved.
  • Vip home
  • Vip Travel
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?