Një valë e fortë ankesash ka mbërritur në redaksinë e Vip Magazine, të gjithë nga abonentë të Vodafone Albania që përdorin iPhone 17.
Sipas tyre, rrjeti i Vodafone po funksionon në mënyrë problematike me modelin më të ri të Apple, duke shkaktuar humbje të vazhdueshme të sinjalit, ndërprerje të thirrjeve dhe zhdukje të plotë të valëve edhe në zona që normalisht kanë mbulim të shkëlqyer.
Përdoruesit raportojnë se pajisja funksionon pa asnjë problem me rrjete të tjera, ndërsa në Vodafone sinjali bie papritur, kalon nga 5G në “No Service” dhe shpesh nuk rikthehet pa rindezje të telefonit. Kjo i ka bërë shumë prej tyre të akuzojnë hapur Vodafone për moskompetencë teknike dhe mungesë transparence.
“Problemi nuk është te telefoni. Në rrjet tjetër ka valë perfekt. Vetëm Vodafone s’po përballon dot iPhone 17,” – thotë një nga përdoruesit e irrituar që iu drejtua Vip Magazine.
Ajo që e përkeqëson situatën është heshtja totale nga Vodafone Albania. Nuk ka njoftim, nuk ka shpjegim teknik, as afat për zgjidhje. Ndërkohë përdoruesit paguajnë abonime të shtrenjta dhe marrin shërbim të cunguar.
Edhe pse përdoruesit harxhojnë një shumë të madhe parash për të blerë Iphone e fundit, duket se teknologjia e Vodafone, nuk e përballon dot duke lënë në baltë klientët.
Mbetet për t’u parë nëse Vodafone do të reagojë dhe do të pranojë problemin, ndërsa ankesat po shtohen çdo ditë.
Vip Magazine është në pritje të një reagimi dhe shpjegimi zyrtar nga Vodafone Albania
Më poshtë faktet e dërguar në Vip Magazine nga klientë të Vodafone.





