Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Horoskopi i dashurisë për muajin dhjetor: Emocione për këto shenja
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Stil jetese > Horoskopi > Horoskopi i dashurisë për muajin dhjetor: Emocione për këto shenja
Horoskopi

Horoskopi i dashurisë për muajin dhjetor: Emocione për këto shenja

Last updated: December 2, 2025 08:11
9 Min Read
SHARE
Banner

Horoskopi i dhjetorit premton plot ëmbëlsi dhe emocion në romancë. Me përplasjet e komunikimit të prapavijës së Mërkurit, i cili fatmirësisht, kaloi në pozicion normal, do të jetë shumë më e lehtë të lini pas mosmarrëveshjet dhe të ecni përpara në dashuri me shumë më tepër qartësi.

Për të nisur, planeti i dashurisë, Afërdita dhe planeti i pasionit, Marsi, po ndezin flakët gjatë gjysmës së parë të muajit, duke sjellë një energji më aventuriere dhe ju bën më mendjehapur në marrëdhënie.

Eksplorimi i dinamikave të reja, spontaniteti dhe përqafimi i perspektivave të ndryshme për romancën do t’ju shërbejnë në këtë periudhë, ndaj hiqni dorë nga serioziteti dhe provoni pak argëtim. Hëna e plotë te Binjakët flirtues më 4 dhjetor është koha ideale për ta vënë këtë energji në praktikë.

Lexo edhe:

Horoskopi 22 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Një shenjë tërheq vëmendjen kudo, një tjetër merr një vendim të rëndësishëm
Horoskopi 15 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi 13 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju

Sezoni i Bricjapit më 21 dhjetor nxjerr në pah dëshirën e të gjithëve për qëndrueshmëri dhe kjo thellohet edhe më shumë nga bashkëveprimi mes Afërditës që kërkon dashuri dhe Saturnit serioz, që ndodh në të njëjtën ditë.

Dashi

Po dëshironi diversitet, pasion dhe përvoja të reja, ndaj jini të hapur dhe eksploroni diçka të re në jetën tuaj romantike; qoftë një pozicion i ri në shtrat ose një perspektivë e re mbi marrëdhëniet. Mesit i muajit është një kohë e fuqishme për t’u shëruar nga zhgënjimet e së kaluarës.

Hëna e re më 19 dhjetor është momenti për të përqafuar aventura të reja në dashuri dhe për të zgjeruar horizontet e zemrës suaj. Shkëndijat që ndizen tani mund të çojnë në një udhëtim të ri emocionues romantik.

Demi

Prapavija e Mërkurit gjatë muajit të kaluar nxiti shumë tensione në marrëdhënie, por java e parë e dhjetorit është ideale për të zbutur mosmarrëveshjet dhe për t’u hapur për ndjenjat. Tregoni çfarë dëshironi! Sinqeriteti juaj do të shpërblehet me një lidhje më të thellë.

Këtë muaj me shumë mundësi po kërkoni më shumë intimitet me partnerin dhe mund ta ftoni për të eksploruar aventura të reja në dhomën e gjumit. Hëna e re më 19 dhjetor sjell mundësi për lidhje të vërteta dhe të pacensuruara.

Binjakët

Marrëdhëniet janë fokusi kryesor për ju gjatë gjithë muajit, ndaj nëse jeni në lidhje, shfrytëzojeni këtë kohë për të siguruar që doni të njëjtat gjëra. Nëse jeni beqarë, mendoni se çfarë ka vërtet rëndësi për ju në çështjet e angazhimit. Hëna e plotë në shenjën tuaj më 4 dhjetor do t’ju ndihmojë të lidheni me ndjenjat e vërteta dhe të hiqni dorë nga ato që nuk funksionojnë.

Java pas Hënës së plotë ndez biseda romantike dhe lidhje intelektuale të thella, ndërsa Hëna e re më 19 dhjetor është ideale për të rikthyer në vëmendje një projekt të vjetër.

Gaforrja

Romanca është kudo në fillim të muajit, ndaj argëtohuni nëse jeni beqarë dhe rrisni elementin flirtues nëse jeni në lidhje. Java pas Hënës së plotë më 4 dhjetor është magjike dhe fati mund të prekë lehtësisht jetën tuaj romantike.

Gjërat nxehen edhe më shumë kur Marsi sensual prek zonën tuaj të marrëdhënieve në mes të muajit. Merrni kontrollin në shtrat dhe përtej tij! Kur të nisë sezoni i Bricjapit më 21 dhjetor, do të jeni gati të përkëdheleni me dikë të veçantë dhe të mendoni për angazhime më të thella.

Luani

Jeta juaj romantike është zjarr këtë muaj dhe java e parë nis me tone veçanërisht pasionante. Do të udhëtoni drejt Hënës së plotë më 4 dhjetor me sytë me zemra dhe flutura në stomak. Shikoni filma romantikë, dilni në takime dhe bëhuni më lozonjarë në shtrat.

Hëna e re më 19 dhjetor është e mbushur me potencial romatik, ndaj është koha ideale për të ndezur një lidhje të re ose për të shtuar pasionin në një marrëdhënie ekzistuese!

Virgjëresha

Keni mësuar mësime të rëndësishme për marrëdhëniet gjatë dy viteve të fundit dhe këtë muaj keni shumë mundësi për të treguar rritjen tuaj. Hëna e plotë më 4 dhjetor sjell një javë lidhjesh emocionale që forcojnë marrëdhëniet ekzistuese dhe tregojnë potencialin e tyre afatgjatë.

Mesmuaji ndez jetën tuaj seksuale dhe të takimeve, duke ju frymëzuar të merrni më shumë nisma. Me nisjen e sezonit të Bricjapit më 21 dhjetor, romanca rrjedh natyrshëm dhe do të jeni shumë më të lidhur me dëshirat e zemrës suaj.

Peshorja

Të hapeni dhe të bëheni më të ndjeshëm me partnerin tuaj mund t’ju ndihmojë të shëroni plagët e vjetra, sidomos gjatë Hënës së plotë më 4 dhjetor. Ndajini ndjenjat tuaja në vend që t’i ndrydhni.

Nën energjinë e fuqishme shëruese të Hënës së re më 19 dhjetor, shkaktarët e vjetër nuk do të kenë më fuqinë e dikurshme mbi ju. Po rriteni, po ndryshoni dhe po mësoni të nderoni nevojat tuaja në marrëdhënie!

Akrepi

Kënaqësia është e bollshme gjatë të gjithë muajit, ndaj përqafoni anën tuaj sensuale. Hëna e plotë më 4 dhjetor ju ndihmon të rregulloni kufijtë në marrëdhënie dhe të përballeni me frikërat, çka do t’ju lejojë të shijoni intimitetin edhe më shumë.

Ndryshime të papritura në çështjet e zemrës ose kthesa të marrëdhënieve mund të ndodhin në mes të muajit! Java e fundit e dhjetorit është veçanërisht flirtuese dhe e bën më të lehtë të shprehni ndjenjat tuaja.

Shigjetari

Me Afërditën në shenjën tuaj për pjesën më të madhe të muajit, do të jeni padyshim në qendër të vëmendjes. Përdorni sharmin tuaj të parezistueshëm për të fituar zemrën e dikujt ose për ta bërë partnerin të dashurohet edhe më shumë me ju.

Hëna e plotë më 4 dhjetor ju ndihmon të vini re detaje që mund t’i keni anashkaluar te partnerët. Gjatë gjysmës së dytë të muajit, dëshira për sensualitet rritet. Hëna e re në shenjën tuaj më 19 dhjetor është momenti ideal për të manifestuar dëshirat tuaja romantike.

Bricjapi

Zemra juaj është zgjeruar muajt e fundit, duke krijuar më shumë hapësirë për lidhje të thella emocionale dhe ky muaj është plot rritje domethënëse dhe magji. Hëna e plotë më 4 dhjetor sjell mundësi të shumta romantike me fat.

Mesi i muajt ndez pasionin, pasi Marsi fillon të mbushë me energji shenjën tuaj me zjarrin e tij. Kur të fillojë sezoni juaj, do të ndiheni edhe më të fuqizuar për të bërë lëvizje të guximshme.

Ujori

Dhjetori nis me intensitet të nxehtë dhe mund të kapni veten duke fantazuar për të ardhmen me dikë të veçantë. Hëna e plotë më 4 dhjetor shton pasionin, qoftë me një flirt të ri ose një lidhje të vjetër.

Afërdita po e ndriçon jetën tuaj sociale këtë muaj, duke sjellë mundësi për një lidhje të tipit “miq me përfitime” ose për harmoni të re midis partnerit dhe shoqërisë suaj.

Peshqit

Romanca lulëzon këtë muaj dhe Hëna e plotë më 4 dhjetor hap dyert e mundësive të bukura në sferën e seksit, dashurisë dhe takimeve. Po mësoni t’i thoni “po” asaj që ju bën të ndiheni mirë.

Gjysma e dytë e muajit ju sfidon të balanconi ëndrrat tuaja me marrëdhëniet. Mendoni si mund t’i prioritizoni synimet pa lënë mënjanë romancën.

Horoskopi 11 tetor 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi 9 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi 8 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Horoskopi 7 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve
Fati troket në derën e këtyre 3 shenjave të zodiakut duke nisur nga 10 tetori
TAGGED:horoskopo

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Rikthehen reshjet e shiut, si pritet të jetë moti gjatë ditës
Next Article Kush është 30 vjeçarja shqiptare që u fut në “Big Brother Italia” dhe mori menjëherë vëmendjen e publikut

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Reshje shiu në pjesën më të madhe të vendit, ja sa do të jenë temperaturat
Moti
October 22, 2026
Ekskluzive/ Alaudini moderon i vetëm Big Brother Vip Kosova, zbulohen opinionistët dhe skuadra e Fan Club
Tv Shows
October 21, 2026
“One” heq internetin gjatë protestës, merr hak për thyerjen e dyqaneve
Aktualitet
October 21, 2026
Mësoni parashikimin e motit për sot, ja sa do shkojnë temperaturat
Moti
October 17, 2026

Lexo edhe:

Horoskopi

Horoskopi 5 tetor 2026, zbuloni parashikimet e yjeve

October 5, 2026
Horoskopi

Surpriza në dashuri dhe financa, ja çfarë parashikojnë yjet për secilën shenjë

October 3, 2026
Horoskopi

Horoskopi kinez i tetorit 2026: Ditët më me fat për secilën shenjë të zodiakut

October 2, 2026
Horoskopi

Horoskopi 2 tetor 2026, zbuloni parashikimin e yjeve për shenjën tuaj

October 2, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?