Politikën e Privatësisë
Accept
Vip-Magazine.alVip-Magazine.alVip-Magazine.al
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Leximi: Ofensiva e fshehtë e SPAK, si po vjen nga Holanda dosja “Matrix” që pritet të fundosë eksponentët e krimit dhe të…
Share
Sign In
Notification Show More
Font ResizerAa
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Font ResizerAa
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Search
  • Të famshëm
  • Stil jetese
  • Aktualitet
  • Rajoni & Bota
  • Vip Travel
  • Vip home
  • Sport
  • My Bookmarks
Have an existing account? Sign In
Follow US
  • Advertise
© 2026 vip-magazine.al. Ruby Design Company. All Rights Reserved.
Vip-Magazine.al > Aktualitet > Ofensiva e fshehtë e SPAK, si po vjen nga Holanda dosja “Matrix” që pritet të fundosë eksponentët e krimit dhe të…
Aktualitet

Ofensiva e fshehtë e SPAK, si po vjen nga Holanda dosja “Matrix” që pritet të fundosë eksponentët e krimit dhe të…

Last updated: May 29, 2025 08:16
5 Min Read
SHARE
Banner

Pas zbërthimit të platformës së koduar Sky ECC, Prokuroria e Posaçme ka intensifikuar përpjekjet për të siguruar edhe një tjetër arsenal provash, këtë herë nga aplikacioni “Matrix”, një platformë e avancuar e komunikimit të enkriptuar që përdorej gjerësisht nga rrjetet kriminale ndërkombëtare, përfshirë ato shqiptare. SPAK është duke bashkëpunuar ngushtë me autoritetet holandeze për të marrë në dorë përgjimet e këtij aplikacioni, të cilat pritet të kenë një ndikim shumë më të thellë sesa ato të Sky ECC, duke qenë se mbulojnë një periudhë më të freskët kohore dhe përmbajnë informacione që lidhen me krime të rënda të viteve të fundit. Në kuadër të hetimeve që janë në zhvillim, janë dërguar disa letër-porosi me qëllim marrjen e komunikimeve të kryera përmes aplikacionit Matrix nga persona konkretë të hetuar nga SPAK. Në fokus janë eksponentë të rëndësishëm të botës së krimit, të përfshirë në trafikun ndërkombëtar të kokainës. Përveç kërkesave për përgjimet, Prokuroria ka kërkuar gjithashtu edhe dokumentacionin që lidhet me vlefshmërinë juridike dhe përdorshmërinë e të dhënave që janë siguruar nga ky aplikacion i koduar.

Të dhënat

Burime pranë SPAK bëjnë me dije se të dhënat që do të merren nga Matrix do të përdoren si prova materiale në proceset penale, ashtu siç është bërë tashmë me mesazhet e Sky ECC, shkruan Sot. Matrix është një platformë mesazhesh e ndërtuar posaçërisht nga kriminelët për të komunikuar në fshehtësi të plotë. Autoritetet evropiane arritën të sekuestronin serverat e aplikacionit dhe të rikuperonin 2.3 milionë mesazhe, të shkruara në 33 gjuhë të ndryshme, përfshirë edhe shqipen. Për herë të parë, kjo platformë doli në skenë në vitin 2021, kur u gjet në telefonin e një personi të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez. Europol e ka cilësuar Matrix si një nga aplikacionet më të sofistikuara të krijuar ndonjëherë nga rrjetet kriminale. Ndryshe nga Sky ECC, që u mbyll në vitin 2021, Matrix ka qenë aktiv deri kohët e fundit, dhe për këtë arsye përmban të dhëna të vlefshme për ngjarje të ndodhura pas kësaj periudhe.

Lexo edhe:

“Kompania më hajdute që ekziston”/ Gazetari denoncon One Albania: Më çaktivizuan numrin para afatit të pagesës
Protestuesit kapin mat Taulant Ballën në kafe, vjen veprimi i beftë i tij! Dalin pamjet
Zegjine Çaushi reagon pas denoncimit të 34-vjeçares ndaj dajës së saj
Një burrë blinte të njëjtin buzëkuq çdo të premte: Punonjësja u përlot kur mësoi historinë

Çfarë deklaroi Nuredin Dumani?

Në Shqipëri, aplikacioni është përdorur nga shumë personazhe të njohur të botës së krimit. Ndër të parët që pranoi përdorimin e tij ishte Nuredin Dumani, i cili në dëshminë e tij përmendi se përmes Matrix merrte porosi për atentate. Ai përmendi edhe emra të tjerë të njohur si Suel Çela. Kjo tregon se Matrix ka qenë një mjet i rëndësishëm në planifikimin e aktiviteteve kriminale, përfshirë trafiqet ndërkombëtare, pastrimin e parave dhe atentatet mafioze. Të gjitha këto komunikime janë tashmë në duart e Europol dhe pritet që SPAK, nëpërmjet bashkëpunimit me autoritetet holandeze dhe agjencitë evropiane të zbatimit të ligjit, të mund të përfitojë akses në ato që lidhen me qytetarë shqiptarë. Në qendër të këtyre hetimeve janë ngjarje të rënda kriminale që kanë ndodhur gjatë viteve 2022-2024 – periudhë e cila nuk mbulohet nga të dhënat e Sky ECC. Mes tyre janë vrasja e Brilant Martinajt dhe zhdukja misterioze e Vis Martinajt, ngjarje që tronditën opinionin publik dhe për të cilat ende nuk ka zbardhje të plotë.

“Tërmeti” në politikë

Tërmeti që mund të sjellë zbardhja e komunikimeve në Matrix pritet të jetë shumë më i madh sesa ai i Sky ECC. Jo vetëm për shkak të ngjarjeve të rënda që mbulon, por edhe për shkak të personazheve të përfshirë. Ka dyshime të forta se në komunikimet e zbërthyera do të përfshihen emra të politikës, sistemit të drejtësisë dhe forcave të rendit. Jo më kot, që kur ka nisur veprimtaria e SPAK, shumë zyrtarë e politikanë kanë hequr dorë nga përdorimi i rrjeteve të zakonshme të komunikimit si WhatsApp apo Messenger, duke kaluar te aplikacione të koduara si Matrix, nga frika e përgjimeve. SPAK është në pritje të një përgjigjeje zyrtare për letërporositë e dërguara, dhe gjithçka tregon se shumë shpejt në Shqipëri mund të mbërrijnë dosje me përmbajtje komprometuese që do të shërbejnë si prova kyçe në hetimet për krimin e organizuar dhe lidhjet e tij me politikën. Ajo që dikur ishte një platformë që garantonte siguri absolute për kriminelët, tashmë është kthyer në armën më të fortë në duart e drejtësisë. Dhe ajo që pritet të ndodhë pas zbardhjes së “Matrix” mund të jetë vetëm fillimi i një vale të re goditjesh në nivelet më të larta të krimit dhe pushtetit në Shqipëri.

‘Premium Beach Hotel’ në Golem servir djath me baktere për turistët, AKU zbarkon në hotel pas helmimit
PAMJET/ E shau në shkallët e avionit, Rama kap për qafe të riun dhe ia dorëzon policisë italiane
Skema sesi IUTE zbras fitimin nga Shqipëria, që ju merr konsumatorëve me interesa mbi 30%!
Daja i Zegjine Çaushit shpallet në kërkim, bën veprimin e rëndë ndaj ish-vjehrrit
“Dil jashtë!”/ Egla Ceno rrëfen përplasjen me Ramën në Berat, qytetarët braktisin mbledhjen në shenjë proteste
TAGGED:krimspak

Sign Up For Daily Newsletter

Be keep up! Get the latest breaking news delivered straight to your inbox.
By signing up, you agree to our Terms of Use and acknowledge the data practices in our Privacy Policy. You may unsubscribe at any time.
Share This Article
Facebook Whatsapp Whatsapp Copy Link
Previous Article Kiara dhe Luizi prindër për herë të dytë? Moderatorja flet pa ‘doreza’, ja çfarë thotë
Next Article Shqiptari Dritan Gjika që do të vriste Presidentin e Kolumbisë në Amerikën e Jugut

Stay Connected

235.3KFollowersLike
69.1KFollowersFollow
11.6KFollowersPin
56.4KFollowersFollow
136KSubscribersSubscribe
4.4KFollowersFollow
- Advertisement -
Ad imageAd image

Latest News

Njihuni me parashikimin e motit për sot, sa shkojnë temperaturat!
Moti
September 16, 2026
Horoskopi 16 shtator 2026, çfarë parashikojnë yjet për ju
Horoskopi
September 16, 2026
Pas arestimit të bujshëm, Joz Marku kërkon ndjesë dhe rikthehet me një mesazh
Të famshëm
September 15, 2026
Selin Bollati zbulon se çfarë ndodhi me 100 mijë eurot e fituara nga BBVA!
Të famshëm
September 15, 2026

Lexo edhe:

Kulturë

Elton Ilirjani sjell magjinë e Parashqevi Simakut në pasarelën botërore

September 13, 2026
Sociale

“Pesë orë që m’u dukën një jetë”, gazetarja Bora Shahini denoncon përvojën e rëndë në Pediatri

September 12, 2026
Ekonomi

Qytetari denoncon: Çfarë më bëri fsheurazi IUTE Credit, pse nuk veprojnë institucionet?

September 12, 2026
Ekonomi

Monedhat e huaja thellojnë rënien/ Kursi i këmbimit, 12 shtator 2026

September 12, 2026
Show More
Vip-Magazine.alVip-Magazine.al
Follow US
© 2026 Vip Magazine. Të gjitha të drejtat e rezervuara.
Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?